Slider

Team Building, Retreats

Aktivitetet e ngritjes së punës në skuadër do të përmirësojnë marrëdhëniet, rrisin kënaqësinë në punë dhe shpirtin e skuadrës në çdo organizatë. Nëpërmjet lojrave në vende të mbyllura ose të hapura dhe ushtrimeve në formë loje, pjesëmarrësit do të ndjejnë avantazhin e punës në skuadër dhe do të jetojnë “Si Një” skuadër që mund të tejkalojëçdo sfidë të biznesit.

Programe të ndryshme team building përqendrohen në aftësi të ndryshme praktike. Përcaktimi i fokusit të zhvillimit në ekipin tuaj është thelbësor për të zgjedhur programin e duhur. Ne i kemi kategorizuar programet tona në disa lloje sipas qëllimit që ato mbartin për t'ju ndihmuar të gjeni atë që ju po kërkoni.

Nëse jeni duke planifikuar një aktivitet “Team Building” për të nxitur marrëdhëniet sociale midis punonjësve ose jeni duke planifikuar të tërhiqeni nga rutina e përditshme për të reflektuar mbi sfida të reja apo dhe për të festuar arritjet tuaja, na lejoni të kujdesemi ne për të gjitha detajet.

Stafi ynë miqësor dhe profesional do të bashkëpunojë ngushtë me ju për t'ju ndihmuar të zgjidhni një program që të përputhet me qëllimet dhe buxhetin tuaj.

Ne do të punojmë me ju për të përshtatur programin për ekipin tuaj, bazuar në vendndodhjen e zgjedhur, madhësinë e grupit, buxhetin tuaj dhe rezultatet e dëshiruara. Trajnuesit dhe moderatorët tanë ekspertë do të sigurohen që t’ju ofrojnë një aktivitet në standardet më të larta që do të ngelet gjatë në kujtesën e ekipit tuaj.

  • Team Day Out
  • Team Bonding Day
  • Team Business Day