Vleresimi 360 grade
Mjet i fuqishëm për Burimet Njerëzore
Vlerësoni veten dhe mësoni se si të tjerët Ju vlerësojnë!
Përmirësoni performancën!
Rrisni besimin në atë që bëni!
Përqëndrohuni në fushat ku duhet të përmirësoheni!

Çfarë është
Ky është një mjet i plotë zhvillimi, i cili pasqyron fuqinë e feedback-ut në nivel 360 gradë. 100% i aksesueshëm në një formë dixhitale, ky mjet është krijuar për të ndihmuar individët të përvetësojnë një vlerësim kritik nga punonjësit, kolegët dhe menaxherët me qëllim ndërtimin e një plan zhvillimi për të rritur efektivitetin në rolin e tyre.
Vlerësimi 360° është vlerësimi më i dobishëm në botë. Kompanitë më të sukseshme kanë të përbashkët faktin se zhvillimi dhe angazhimi i punonjësve të tyre është përparësia e tyre kryesore. Ata e përdorin këtë sistem vlerësimi si një mjet zhvillimi për ti ndihmuar punonjësit të njohin anët e forta dhe fushat ku duhet të përmirësohen e si rrjedhojë të ndryshojnë dhe të bëhen më profesionistë.
Çfarë Përfitoni nga Vlerësimi 360°
- Identifikimi i zonave për zhvillim.
- Krijimi i planeve të zhvillimit personal.
- Rritja e vlerësimit dhe ndërgjegjësimit
- Motivimi për ndryshimin e sjelljes.
- Analizë të hendekut që ka në mënyrën sesi punjojësi e percepton veten kundrejtë mënyrës sesi e perceptojnë të tjerët atë.
- Përcaktimi i objektivave të biznesit.
Procesi
- Vetëvlerësohu duke plotësuar një pyetësor online.
- I njëjti pyetësor plotësohet nga rreth 5 - 10 kolegë, eprorë, punonjës të cilët japin vlerësimin e tyre për ju në mënyrë tërësisht anonime.
- Pyetësori i vlerësimit mund të personalizohet sipas industrisë.
- Pyetësorët janë të bazuar në vlerësimin e kompetencave dhe kryesisht konsistojnë në: vlerësimin e kompetencave të menaxhimit, të tilla si aftësitë drejtuese dhe të komunikimit si dhe pyetje të hapura, për shembull, "Cilat janë pikat e forta të X në pozicionin e punës".
- Procesi zhvillohet përmes platformës online FinxS e cila është 100% e validuar dhe garanton anonimat të plotë