Team Business Day
Keni nevojë të nxisni produktivitetin e ekipit tuaj?
Inkurajon bashkëpunimin për të gjeneruar ide dhe për të zgjidhur problemet drejt një vizioni të përbashkët. Këto aktivitete inkurajojnë pjesëmarrësit që të përdorin kreativitetin dhe procedrat e kompanistë në një aktivitet praktik. Ato janë krijuar për tu përqëndruar në rezultate specifike të të mësuarit përmes një procesi praktik, zgjidhjes së problemeve dhe vendimmarrjes. Këto hapa përshpejtojnë mësimin dhe përmirësojnë ruajtjen e njohurive.
Këto aktivitete janë një mundësi për të mbledhur njerëzit bashkë që të kenë bashkëbisedime, të cilat nuk arrijnë t’i bëjnë zakonisht. Team Business Day apo thënë ndryshe Retreat-et mund të organizohen në vende të mbyllura, në terren ose një kombinim i të dyjave duke ndjekur një model të këtij lloj aktiviteti. Ky program ushqen mendimin kritik dhe analizën e cila i ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë sesi konceptet e mësuara mund të zbatohen për rrethana të tjera, të ndryshme në punën e përditshme.
Tipologjia e programit
- Aktivitete fizike + aktivitete që targetojnë aftësi dhe vlera të caktuara
- Aktivitete fizike + aktivitete që targetojnë aftësi dhe vlera të caktuara
- Diskutime vizionare
- Diskutime vizionare
- Bashkëpunim në ekip
- Vendimmarrje
- Përshtatje dhe/ose planifikim
Aktivitete ideale që:
Njerëzit të përforcojnë vizionin, vlerat dhe sjelljet aktuale të kompanisë apo të përvetësojnë dhe implemetojnë të reja.
Këto aktivitete mund të ndihmojnë:
- Të përmirësojnë marrëdhëniet në punë dhe të rrisin besimin.
- Të nxisin një vizion të përbashkët dhe shpirtin e skuadrës.
- Të ndihmojnë në ndryshimin e drejtimit.
- Të krijojnë një kuadër dhe pikë reference të përbashkët.
- Të sjellin dakordësi në vija të përgjithshme dhe fillojnë rrugën në drejtim të përbashkët.
- Të trajtojnë burimet e konfliktit dhe të paqartësisë.
- Të gjenerojnë zgjidhje krijuese për probleme të rrënjosura.
- Të gjenerojnë bashkëbisedime të sinqerta dhe informuese.
- Të ndihmojë punonjësit që zëri i tyre të dëgjohet për çështje që janë të rëndësishme për ta.
Koha e nevojshme: Një ditë - Tre ditë
Trajnues / Moderatorë: 1 Trajnues dhe 2-3 Moderatorë
Numri i pjesëmarrësve: 30 - 200