Programe të blerësve misteriozë
“Trajtoji të gjithë klientët sikur të ishin blerës misteriozë” – Anonime.
Programet e Blerësve Misteriozë janë një nga mënyrat më me vlerë për të përmirësuar nivelin e shërbimit. Ne ofrojmë programet e Blerësit Misterioz dhe Telefonuesit Misterioz për kompanitë më të mëdha në Shqipëri që nga viti 2010.
Ne ofrojmë Programet Misterioze më të mira sepse procesi që ne ngremë bazohet në nevojat individuale të klientit, ofron saktësi maksimale në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe përfshin raporte dhe analiza që plotësojnë nevojat e klientëve.
Çfarë përfitoni:
- Ju ndihmon të masni me objektivitet kualitetin e eksperiencës së klientit në kompaninë tuaj, qoftë dyqan retail, bankë, apo destinacione të tjera shërbimi.
- Vlerësimi i punonjësve. Nëse biznesi juaj mbështetet në bashkëveprimet midis klientëve dhe punonjësve, ju duhet një mënyrë për të vlerësuar se si punonjësi i përgjigjet klientelës suaj. Vlerësimi i përvojës së klientit nëpërmjet një blerësi misterioz, është një mjet i fuqishëm për vlerësimin e performancës së punës së punonjësve.
- Zhvillim i Punonjësve. Rezultatet nga analiza e blerësve misteriozë mund të përdoren për të krijuar mjete trajnimi për zhvillimin e punonjësve. Trajnimi i vazdueshëm është thelbësor për bizneset. Është e rëndësishme të adresohen fushat e nevojshme për zhvillim apo të investohet në ato drejtime që janë në rrugë të duhur. Programet e Blerësve Misteriozë mund të përmirësojnë shumë biznesin tuaj.
- Inteligjencë në Konkurencë. Ju mund ta kryeni këtë proces edhe për konkurenën tuaj duke vlerësuar dhe analizuar se çfarë mund të bëni për të qenë gjithmonë një hap përpara. Blerësi misterioz mund të kryejë të njëjtën vizitë tek konkurentë tuaj duke bërë një krahasim të dy përvojave të punonjësve / klientëve.
Proceset tona përfshijnë:
- Vlerësimi i nevojës
- Trajnimin e blerësve misteriozë;
- Vizitat Misterioze
- Hedhjen dhe kontrollin e të dhënave;
- Raporte dhe analiza.
Ҫdo projekt fillon duke bërë një vlerësim dhe analizë të detajuar për të përcaktuar cilat janë qëllimet tuaja dhe cfarë synoni të arrini nga ky proces, si do t’i përdorni rezultatet, etj. Bazuar në këto të dhëna, Konsulentët tanë do të hartojnë një program të personalizuar të blerësit misterioz sipas nevojës suaj.
Të gjithë blerësit trajnohen mirë për specifikat e çdo detyre në këtë rol. Trajnimi përfshin udhëzime të detajuara për t’u siguruar që blerësit të jenë të përgatitur për të reaguar në cfarëdo lloj situate që mund të ndeshin, duke ruajtur konfidencialitetin maksimal.
Bazuar në kërkesat tuaja, blerësit do të vizitojnë dyqanet, kompanitë ose do të kryejnë vlerësime përmes telefonit. Ata do të sillen si klientë tipikë të biznesit tuaj, dhe do të vëzhgojnë dhe prezantojnë operacionet specifike dhe sjelljet e punonjësve që janë identifikuar si thelbësore për t’u evidentuar.
Blerësit plotësojnë pyetësorin dhe shënojnë detaje të rëndësishme në lidhje me përvojën e klientit në biznesin tuaj duke përshkruar situata reale me të cilat mund të ndeshen punonjësit tuaj.
Të gjitha të dhënat e mbledhura nga vizitat misterioze përpunohen nga ekpertë të statistikave dhe analizohen për të gjeneruar raportin përfundimtar që do të paraqitet tek ju.
Raporti do të pasqyrojë të përmbledhura të gjitha të dhënat nga ku ju mund të identifikoni lehtësisht, ekipet apo degët me performance më të lartë si dhe të identifikoni problemet dhe çështjet kryesore që duhen trajtuar për të rritur performancën e biznesit tuaj.
Na kontaktoni