Etika ne biznes dhe anti korrupsioni
- Kohëzgjatja: Gjysmë dite
- Fillon: 9:00 am
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 30
- Trajnues: EPPC
- Gjuha: Shqip ose Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
“Është shumë e rëndësishme që korrupsioni të ndalohet dhe të gjithë mund të luajmë një rol të rëndësishëm për të arritur këtë objektiv”
Korrupsioni është një dukuri globale me histori të gjatë. Aty ku korrupsioni është i lartë, vendet ka më shumë gjasa që të vuajnë në çdo drejtim. Për këtë arsye korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të një vendi.
Temat që do të trajtohen:
- A e dini se ka shumë forma mitmarrjeje?
- Çfarë është etika e biznesit dhe çfarë është korrupsioni?
- Konflikti i interesit, dhuratat dhe favoret.
- Test: A është ky një rast korruptiv?
- Pasojat për stafin dhe kompaninë.
- Rast studimor.
- Si ta luftojmë korrupsionin me tolerancë zero?
- Pyetje dhe përgjigje.
- Përmbledhje & mbyllje.
Grupi i interesit:
- Ky trajnim është i përshtatshëm dhe i detyrueshëm për të gjitha nivelet drejtuese, si dhe punonjësit e financës dhe shitjeve.
Përfitimet tuaja:
- Pjesëmarrësit do jenë më të ndjeshëm ndaj etikës së biznesit dhe anti-korrupsionit;
- Pjesëmarrësit do dinë si të veprojnë në rastet korruptive;
- Pjesëmarrësit do identifikojnë përpjekjet korruptive;
- Pjesëmarrësit do jenë më vigjilent ndaj raportimit të rasteve korruptive.