Eficencë në arkëtimin e borxhit
- Kohëzgjatja: 2 ditë
- Fillon: 9:00 am
- Tarifa për pjesëmarrës: Na kontaktoni
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
- Gjuha: Anglisht / Shqip
Prezantimi i trajnimit:
Sa të dobishme janë përpjekjet në arkëtimin e parave për kompaninë në tërësi dhe cili është roli i arkëtarit/ekonomistit/specialistit?
Duke qenë në kontakt të përditshëm me klientelën, arkëtari/shitësi ka ndikim direkt në bashkëpunimin e suksesshëm me klientin. Për këtë arsye, mbledhja e parave/arkëtimi jo vetëm që e ul numrin e llogarive të papaguara, por gjithashtu rrit suksesin e kompanisë duke kontribuar në krijimin e forcimin e marrëdhënieve me klientelën.
Kursi “Eficencë në arkëtimin e borxhit” është një kurs finance tepër interaktiv, që ka për qëllim të krijojë ndërgjegjësim dhe të japë informacion praktik se si mblidhen borxhet në mënyrë efektive dhe efikase. Arkëtarët/Shitësit janë vazhdimisht të inkurajuar të përshtatin sjelljen e tyre duke u fokusuar njëkohësisht në një përqasje të strukturuar për të arritur rezultate më të mira në mbledhjen e borxheve.
Temat që do të trajtohen:
- Kuptimi i rëndësisë së mbledhjes së borxhit dhe objektivat.
- Si ti ndajmë dhe trajtojmë rastet?
- Kërkesë me shkrim për mbledhjen e borxhit, lista e telefonatave/debitorëve dhe ndalja e shitjeve me kredi.
- Procedura e njoftimit dhe e ndjekjes.
- Teknikat e telefonit.
- Mënyra e sjelljes në telefon dhe “si të jesh këmbëngulës”.
- Bazat e negocimit, plani i veprimit.
Grupi i interesit:
- “Efiçencë në mbledhjen e borxhit” është krijuar për stafin që punon me arkëtimet.
Përfitimet tuaja:
- Do të kuptoni rëndësinë e madhe dhe efektivitetin e arkëtimit të borxheve;
- Do të mësoni teknika të ndryshme për mbledhjen e borxheve;
- Do të mësoni njohuri dhe aftësi në mbledhjen e borxheve, me një mënyrë efektive dhe të strukturuar.