Trajnimi i trajnuesve
- Kohëzgjatja: 2 ditë
- Fillon: 9:00 AM
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
- Gjuha: Shqip/Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
Ky trajnim ndihmon pjesëmarrësit jo vetëm që të japin trajnime, por gjithashtu që t’i krijojnë dhe strukturojnë ato dhe të jenë të fokusuar tek rritja e interesit të audiencës dhe vetëbesimit, si dhe të rrisin njohuritë mbi mënyrën se si funksionon truri dhe se si njerëzit mësojnë dhe mbajnë mend mesazhet e trajnimit. Ky trajnim është shumë interaktiv dhe pjesëmarrësve do t’u kërkohet të përgatisin prezantime që do prezantohen para grupit.
Temat që do të trajtohen:
Dita 1
- Bazat e komunikimit.
- Teoria e të mësuarit.
- Strukturimi i trajnimit.
- Ushtrim / Detyrë shtëpie.
Dita 2
- Përmbledhje e ditës së parë dhe prezantim i detyrës së shtëpisë.
- Ambienti i mësimdhënies.
- Prezantimi i trajnimit.
- Kur gjërat shkojnë keq.
- Përfundime & mbyllje.
Grupi i interesit:
- Ky trajnim është i përshtatshëm për supervizorë, trajnues të rinj, moderatorë dhe punonjës që duhet të prezantojnë trajnime ose të japin mesazhe të caktuara për një audiencë.
Përfitimet tuaja:
- Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përgatisin trajnimin e tyre, të strukturojnë mesazhin e tyre dhe të prezantojnë profesionalisht para një audience.