Punësime
Nuk ka punëdhënës perfekt, nuk ka punonjës perfekt por ka përputhje përfekte. Dhe ne bëjmë përputhjen.
Të gjesh stafin e përshtatshëm në raport me nevojat dhe kërkesat e një kompanie, kërkon padyshim vëmëndje, përkushtim, kohë, njohje të mire të tregut, aftësi dhe profesionalizëm. Në një treg konkurues, dinamikat e të cilit ndryshojnë në vazhdimësi, e rëndësishme është të identifikosh në mënyrë të shpejtë talentet më të mira, nëpërmjet një procesi të saktë të përzgjedhjes dhe seleksionimit të stafit, që të lejon të identifikosh dhe “tërheqësh” njerëz me aftësitë dhe kompetencat e duhura për pozicione të caktuara.
EPPC si një kompani me eksperiencë shumëvjecare dhe e provuar tashmë në ofrimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve të integruara në fushën e Burimeve Njerëzore, suporton kompanitë që duan të integrojnë stafin e tyre nëpërmjet procesit të “Kërkim dhe Seleksionimit të Stafit”.
EPPC vendos në dispozicion të kompanive një rrjet rekrutuesish ekspertë të cilët ofrojnë cilësinë dhe zgjidhjet e duhura gjatë procesit të përzgjedhjes dhe seleksionimit, duke marrë në konsideratë nevojat dhe kërkesat e kompanisë, specifikat dhe vecantitë e tregut dhe sektorëve të ndryshëm, duke i ofruar suportin dhe konsulencën e duhur kandidatëve dhe kompanive në rrugën e tyre rritjes drejt zhvillimit.
Ekipi i EPPC përbëhet nga profesionistë të dedikuar për zhvillimin e aftësive, kompetencave dhe profesionalizmit, si dhe rekrutimin dhe vlerësimin e profileve të kualifikuar dhe specializuar. Konsulentët tanë janë pikë referimi për kandidatët që kërkojnë mundësi të reja profesionale si dhe për kompanitë që kërkojnë punonjës të rinj për tu bërë pjesë e ekipeve të tyre.