Slider

Shitja e drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 1 ditë
Fillon: 9:00 AM
Mbaron: 4:00 pm
Tarifa për pjesëmarrës: Na kontaktoni
Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
Gjuha: Shqip/Anglisht

Prezantimi i trajnimit:

Ky trajnim është dizenjuar për të ndihmuar pjesëmarrësit që të jenë më të suksesshëm kur shesin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Trajnimi synon që të strukturojë më tej forcën tuaj shitëse, t’iu rrisë vetëbesimin dhe t’iu mësojë teknika të ndryshme dhe të vlefshme, të cilat mund të përdoren në çdo aspekt të procesit të shitjes. I gjithë trajnimi do të jetë shumë ndërveprues dhe të gjitha temat do të mbështeten me ushtrime, punë në grup si edhe ushtrime me role.

Temat që do të trajtohen:

  • Hyrje në shitje.
  • Bazat e shërbimit dhe shitjes.
  • Cikli i Shitjes së drejtpërdrejtë - “Pesëhapshi”
  • Si t’i trajtojmë ankesat?
  • Upselling
  • Përfundime & mbyllje.

Grupi i interesit:

  • Ky trajnim është i përshtatshëm dhe shumë i vlefshëm për të gjithë stafin e vijës së pare në funksion të shitjes.

Përfitimet tuaja:

  • Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të sheshin më shumë, e do të jenë më të angazhuar dhe më dinamik në shitje;
  • Pjesëmarrësit do të jenë më të strukturuar dhe do të përmirësojnë marrëdhëniet me klientët në të gjitha aspektet;
  • Pjesëmarrësit do të jenë të aftë të identifikojnë më mire nevojën e klientit dhe ta përputhin me produktin/shërbimin e duhur;
  • Pjesëmarrësit do të rrisin vetëbesimin dhe do të jenë më të motivuar.