Slider

Extended DISC

Çfarë është DISC? Kush e krijoi atë?

Teoria e DISC-ut është zhvilluar nga Carl Jung që në fillim të shekullit të 20-të. Jung konsiderohet babai i psikologjisë analitike. DISC-u u përdor për herë të parë në 1951 nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Qëllimi ishte për të njohur më mirë personelin që rekrutonin, si mund t’i zhvillonin më tej, çfarë i nxiste, si komunikonin, si një mënyrë ndihmesë për të vlerësuar se ku japin rezultatet më të mira. Në ditët e sotme, këto dimensione të sjelljes njerëzore janë përkthyer në algoritme informatike.

Sot DISC përdoret nga çdo kompani kudo në botë, që nga një Hotel me 3 yje deri tek Departamenti i Policisë për të marrë informacion mbi natyrën dhe sjelljen e punonjësve

DISC është një vetëvlerësim që mat sesi një individ preferon të bashkëveprojë me të tjerët. DISC ndihmon në ndërgjegjësimin dhe rritjen e vetëdijes për të kuptuar më mirë veten dhe të tjerët. Ky vlerësim realizohet nëpërmjet një pyetësori online që kërkon vetëm 10 minuta për tu plotësuar. Raportet e vlerësimit mund të personalizohen për të gjitha nivelet dhe strukturat e kompanisë.

Kompanitë, trajnuesit dhe coach zgjedhin vlerësimin e DISC sepse është i thjeshtë për tu administruar, “miqësor” në përdorim dhe një mjet i fuqishëm më një gamë të gjerë aplikimesh.

Modeli DISC i ndan njerëzit në katër stile kryesore të sjelljes. Individët identifikohen ose të orientuar nga njerëzit ose nga detyra. Ata më tej dallohen si të rezervuar ose aktivë. Stilet e sjelljes që rezultojnë quhen:

Extended DISC

Stili D – Dominant

Stilet D janë persona ngulmues, të drejtëpërdrejtë, të orientuar nga rezultatet, të vendosur, konkurues dhe me vullnet. Një stil D vepron shpejt, merr vendime të pavarura, risqe dhe fokusohet tek objektivi kryesor. Ata kanë nevojë të kenë përgjegjësi dhe kontroll mbi situatën. Mendimin që kanë e percjellin si fakt të kryer. Detajet dhe detyrat rutinë i lodhin ato. Një Stil D dhe kur është nën presion priret të shihet si person i ashpër dhe i paedukatë.

Motoja e Stilit D – ‘E bera sipas mënyrës time’

Stili I - Influencues

Stilet I janë persona energjik, social, miqësor, entuziast, optimist, influencues dhe fjalëshumë. Pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të takojnë njerëz të rinj. Ata flasin shumë por asnjëherë për detaje, shmangin temat e pakëndshme dhe jo gjithmonë janë të drejtëpërdrejtë. Janë vendimarrës të shpejtë pasi nuk interesohen shumë në detaje apo informacione shtesë. Ata vendosin në bazë të intuitës dhe emocioneve. Stili I gjeneron ide të reja për të ecur përpara, gjeneron diskutim, krijon atmosferë pozitive dhe të këndshme.

Motoja e Stilit I – ‘Jam një person i këndshëm. Të gjithë duhet të më pëlqejnë mua

Stili S - I qëndrueshëm

Stilet S janë persona të qëndrueshëm, të qetë, të sinqertë, të sjellshëm, priren të ndihmojnë të tjerët dhe i marrin vendimet shtruar. Stili S pëlqen të punojë në ekip dhe ka nevojë për ndihmë në vendimarrje. Për stilin S siguria dhe qëndrueshmëria janë shumë të rëndësisshme, ndaj dhe i bëjnë rezistencë ndryshimit. Ata kanë sukses duke qenë shumë këmbëngulës dhe duke parë në perspektivë afatgjatë.

Motoja e Stilit S – ‘Nëse nuk është e prishur, përse duhet ta ndryshojmë?’

Stili C - I vetëdijshëm

Stilet C janë persona shumë analitik, perfeksionist, sistematik, të orientuar ndaj fakteve, detajeve, logjik dhe preciz. Një stil C sigurohet që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet dhe frika më e madhe që ka është kritika ndaj punës së bërë. Ata preferojnë komunikimin e shkruar dhe mund të analizojnë çështjet më shumë se duhet. Stili C merr vendime korrekte dhe të sakta por janë dhe shume kritik ndaj vetes.

Motoja e Stili C – ‘Nëse nuk kemi kohë ta bëjmë mirë, a kemi kohe ta bëjmë nga fillimi?’

Çfarë përfiton kompania ime nga vlerësimet Extended DISC®?

Klientët tanë përdorin vlerësimet Extended DISC® për të përmirësuar një sërë procesesh në departamentin e burimeve njerëzore. Nëpërmjet këtyre vlerësimeve ato synojnë të punësojnë njerëzit e përshtatshëm dhe t’i zhvillojnë punonjësit e tyre duke i aftësuar ata për t’u përshtatur dhe modifikuar sjelljet në funksion të të qënit më produktiv dhe i suksesshëm.

Me vlerësimet Extended DISC, në kompaninë tuaj:

  • MENAXHIMI I LARTË – Qartëson vendimin për të punësuar dikë.
  • MENAXHIMI I MESËM – Promovon, sfidon, motivon, punonjësin.
  • BURIMET NJERËZORE – Punësojnë kandidatin e përshtatshëm. Përputhshmëria e tij/saj me pozicionin dhe skuadrën
  • TRAJNUESIT – Përcaktojnë trajnimet që i nevojiten.
  • PUNONJËSIT – Mësojnë si të njohin më mirë veten dhe të jenë të suksesshëm.

Individët që aplikojnë këto vlerësime bëhen më të vetëdijshëm se suksesi i tyre në pjesën më të madhe përcaktohet nga fakti se sa mirë bashkëveprojnë me njerëzit e tjerë. Ata mësojnë se si në mënyrë efektive të krijojnë marrëdhënie, të komunikojnë, të ndikojnë dhe të motivojnë të tjerët për të krijuar marrëdhënie të suksesshme me vartësit, klientët aktualë dhe potencialë, kolegët, menaxherët, miqtë dhe anëtarët e familjes.

Ndër aplikimet më të njohura të Extended DISC përmendim:

  • Zhvillimin e lidershipit
  • Trajnime për shitjen
  • Trajnime për aftësitë e komunikimit
  • Trajnime për shërbimin ndaj klientit
  • Zhvillimi i ekipit

Slider

Cilat janë vlerësimet Extended DISC®?

Extended DISC® përmban një tërësi vlerësimesh online që identifikojnë stilin natyral DISC të individëve. Raportet përshtaten dhe personalizohen sipas nevojave tuaja.

Extended DISC ,Raport mbi menaxhimin e stresit Extended DISC , Raport mbi menaxhimin e ndryshimit

Vlerësimet mund të personalizohen sipas pozicioneve dhe industrive specifike për të siguruar informacionin më të rëndësishëm që u duhen punonjësve.

Pasi individi plotëson pyetësorin online (E-DISC) vetëm një herë, rezultatet mund të shfaqen në çdo raport vlerësimi pa asnjë kosto shtesë. Gjithashtu, po me këto rezultate mund të gjeneroni raporte për ekipin tuaj sipas kompetencave që keni të nevojshme për të analizuar.

Certifikim DISC

Bëhuni pjesë e konsulentëve të suksesshëm të akredituar të Extended DISC në të gjithë botën. Nëpërmjet certifikimit të Extended DISC ju keni të drejtën për të qenë përdorues i pavarur i këtij mjeti.

Ne ofrojmë mundësinë e certifikimit online dhe në zyrë për t'iu përshtatur nevojave tuaja.

Rreth Programit

Programi i Certifikimit drejtohet nga ekspertët tanë me përvojë të gjerë në monitorimin, vlerësimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Si ekspertë të Extended DISC, ata kanë trajnuar drejtues nga sektorë të ndryshëm të biznesit duke i ndihmuar në ndërtimin e strategjive praktike për të vlerësuar potencialin e burimeve njerëzore duke e zhvilluar dhe stabilizuar më tej atë.

Programi përfshin ditë interaktive të dedikuara për trajtimin e modelit Extended DISC dhe sjelljes njerëzore. Gjatë programit do të eksploroni 4 stilet dhe kombinimet kryesore të sjelljes.

Do të trajtojmë në mënyrë të detajuar:

  • Pikat e forta dhe zonat që kanë nevojë për zhvillim për secilin nga 4 stilet
  • Si motivohen stilet e DISC dhe përqasjen e tyre ndaj detyrave dhe qëllimeve
  • Shkaqet e stresit dhe si të lehtësoni stresin
  • Si preferojnë të komunikojnë stilet DISC

Do të përfitoni:

  • Një kualifikim të njohur ndërkombëtarisht në sistemin më të përparuar psikometrik në botë;
  • Mjet HR me vlerë të shtuar për të optimizuar performancën individuale, të ekipit dhe organizative;
  • Vlerësim Free Extended DISC për cdo pjesëmarrës që do të certifikohet;
  • Manual për përdoruesin - plot me udhëzime të thjeshta për të lundruar dhe administruar Platformën Online FinxS, raste studimi dhe shumë më tepër;
  • Suport të shkëlqyer nga EPPC në çdo moment për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga FinxS dhe Extended DISC.

DISC Workshop

Ne ofrojmë mundësinë e zhvillimit të workshop-it online apo në ambiente fizike për t'iu përshtatur plotësisht nevojave tuaja.

Ky workshop është krijuar për t'i zhvilluar punonjësit të kuptojnë stilin e tyre të sjelljes personale në punë dhe për t'i mësuar ata se si të krijojnë marrëdhënie më efektive për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të vendit të punës dhe për të rritur produktivitetin.

Programi përmban:

  • Analizën e sjelljes individuale Extended DISC®.
  • Diskutime interaktive me trajnuesit e certifikuar lidhur me pikat e forta dhe zonat e nevojshme për zhvillim për secilin stil.
  • Diskutime interaktive me trajnuesit e certifikuar lidhur me pikat e forta dhe zonat e nevojshme për zhvillim për secilin stil.

Ky workshop jep një zgjidhje gjithëpërfshirëse, lehtësisht të përshtatshme për zhvillimin e vendit të punës për të angazhuar çdo punonjës - pavarësisht nga titulli ose pozicioni, departamenti ose funksioni - në ndërtimin e marrëdhënieve më produktive dhe efektive në punë.

Pjesëmarrësit në workshop-in Extended DISC do të:

  • Zbulojnë stilin e tyre Extended DiSC® të sjelljes dhe do të njohin përparësitë, motivuesit dhe shkaqet e stresit që ndikojnë në përvojën e tyre në vendin e punës.
  • Eksplorojnë 4 stilet kryesore të sjelljes dhe do të identifikojnë ndryshimet dhe ngjashmëritë midis tyre.
  • Mësojnë të identifikojnë sjelljet e njerëzve të tjerë dhe si të përshtaten me nevojat e tyre.
  • Kuptojnë se si sjellja e tyre mund të perceptohet nga të tjerët.
  • Identifikojnë strategji për të përmirësuar marrëdhëniet funksionale me kolegë të stileve të ndryshme për të punuar kështu në mënyrë më efektive si dhe për të zvogëluar tensionet, zgjidhur problemet dhe për të kontribuar pozitivisht në kompanitë e tyre.

Trajnues Profesionistë të Certifikuar

Trajnuesit tanë që drejtojnë programin kanë përvojë të gjerë në përdorimin e vlerësimeve Extended DISC, për të përmirësuar komunikimin, performancën e ekipit, për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit si dhe për të minimizuar dhe menaxhuar konfliktet.

Detaje të workshop-it

Ky program mund të ofrohet në një format gjysmë dite ose ditë të plotë. Trajnuesit tanë përshtasin workshopin bazuar në tipologjinë e kompanisë, numrin e pjesëmarrësve dhe buxhetin e tyre. Tarifat e pjesëmarrësve ndryshojnë në bazë të numrit të pjesëmarrësve.