Slider

Cikli i shitjes në terren

Kohëzgjatja: 2 ditë
Fillon: 9:00 AM
Mbaron: 4:00 pm
Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
Gjuha: Shqip/Anglisht

Prezantimi i trajnimit:

Trajnimi “Cikli i shitjes në terren” do të ndihmojë shumë punonjësit tuaj si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Ky trajnim synon që të bind punonjësit për rëndësinë e parapërgatitjes në shitjen në terren, komunikimit dhe eksperiencës së ofruar te klientit, por edhe si të lexojmë komunikimin e klientëve tanë që të jemi më të suksesshëm në këtë këtë marrëdhënie. Ky trajnim është plot me këshilla praktike specifike të cilat mund të aplikohen menjëherë me kthimin e punonjësve në vendin e punës.

Temat që do të trajtohen:

  • Planifikimi;
  • Prospektimi;
  • Kualifikimi;
  • Zbulimi;
  • Prezantimi;
  • Përkushtimi;
  • Zhvillimi;
  • Kontrolli.

Grupi i interesit:

  • Përmbajtja e moduleve është përpiluar në atë nivel që e bën trajnimin “Cikli i Shitjes në Terren” shumë të përshtatshëm për stafin e shitjes.

Përfitimet tuaja:

  • Do të jeni të aftë të aplikoni ciklin e shitjes shpejt në punën tuaj të përditshme, çka do të çojë drejt suksesit dhe do ta mbajë nën kontroll biznesin tuaj;
  • Do të jeni të aftë të planifikoni dhe organizoni veten dhe detyrat tuaja në mënyrën e duhur;
  • Do të jeni të aftë të fitoni biznese të reja dhe të ruani klientët ekzistues;