Aftësitë drejtuese dhe udhëheqëse
- Kohëzgjatja: 2 ditë
- Fillon: 9:00 AM
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
- Gjuha: Shqip/Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
"Një nga provat e udhëheqjes është aftësia për të dalluar problemin para se të bëhet emergjencë." Arnold Glasow.
Ky trajnim është i përshtatshëm për Menaxherë, Supervizorë, Udhëheqës Skuadre dhe Koordinatorë që janë përgjegjës për biznesin e njësisë së tyre dhe menaxhimin e stafit. Ky trajnim është hartuar për të mbuluar dy aspekte: Menaxhimin dhe Udhëheqjen.
Temat që do të trajtohen:
- Hyrje.
- Roli i menaxherit.
- P.O.L.C.A.
- Konsensusi.
- Të udhëheqësh.
- Lider lind apo bëhesh?
- Çfarë lloj lideri je ti?
- I përshtatshëm për të udhëhequr.
- Përfundime dhe mbyllje.
Grupi i interesit:
- Përmbajtja e moduleve e është e përshtatshme për këdo në hierarkinë e drejtimit që mbikëqyr punonjës.
Përfitimet tuaja:
- Pjesëmarrësit do të rrisin aftësitë udhëheqëse dhe drejtuese;
- Pjesëmarrësit do të jenë më të strukturuar dhe më të organizuar.
- Pjesëmarrësit do të menaxhojnë më mirë stafin e tyre;
- Pjesëmarrësit do të jenë më rezultativ nëpërmjet përdorimit të përqasjeve drejtuese dhe udhëheqëse.