Mbledhjet produktive
- Kohëzgjatja: 2 ditë
- Fillon: 9:00 AM
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 – Maks 14
- Gjuha: Shqip/Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
- Sa shpesh janë me të vërtetë të dobishme dhe produktive mbledhjet në të cilat merrni pjesë (ose i drejtoni)?
“Çdo mbledhje duhet të planifikohet, merret në konsideratë dhe ndërtohet me qëllimin që të shkojë mirë sepse alternativa mund të jetë shumë thjesht kaosi. Kini kujdes! Mos mendoni se vetëm mbledhjet formale kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje – që të gjitha kanë nevojë për to, edhe ato ku dy njerëz shpenzojnë bashkë 10 minuta kohë. Shpeshherë janë mbedhjet në dukje më pak formale ato ku neglizhenca mund të shkaktojë probleme.”
Temat që do të trajtohen:
- Para mbledhjes.
- Të drejtosh mbledhjen.
- Të marrësh pjesë në mbledhje.
- Dinamika e grupit.
- Pas mbledhjes.
- Procedura e mbledhjes.
- Përmbledhje.
- Përfundime & mbyllje.
Grupi i interesit:
- Ky trajnim është i përshtatshëm për këdo, por veçanërisht për drejtuesit dhe supervizorët.
Përfitimet tuaja:
- Pjesëmarrësit (pavarësisht nëse janë në rolin e anëtarit apo kryetarit të mbledhjeve) do përfitojnë në çdo drejtim, duke përfshirë debatet, diskutimet, vendimmarrjen, menaxhimin e kohës, çfarë duhet bërë pas mbledhjes, etj.; Pjesëmarrësit do të përmirësojnë performancën e përgjithshme.