Menaxhimi i Vetvetes dhe Udhëheqja e Ekipeve
- Kohëzgjatja: 2 ditë
- Fillon: 09:00
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 - Max 14
- Trajnues: EPPC
- Gjuha: Shqip/Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
Ky trajnim është i përshtatshëm për Drejtues, Supervizorë, Udhëheqës Ekipi dhe Koordinatorë, që janë përgjegjës për drejtimin e njerëzve dhe detyrave të njësisë së tyre. Ky trajnim është hartuar për të mbuluar dy aspekte kryesore:
1) Menaxhimin e vetvetes, që fillon me analizën e profilit tuaj, komunikimin, stilin tuaj natyral dhe të përshtatur ndaj situatave të ndryshme
2) Strukturën e duhur për të drejtuar punët dhe ekipin.
Temat që do të trajtohen:
- Hyrje;
- Të jesh drejtues në ditët e sotme;
- Të njohësh vetveten, të tjerët dhe stilet e drejtimit (Extended DISC);
- Analiza e ekipeve (Të njohësh ekipin tënd);
- Përputhja juaj ideale dhe nevoja për përshtatje;
- Struktura bazë për të drejtuar;
- P.O.L.C.A; (Planifikimi, Organizimi );
- • Konkluzione & mbyllja;
Përfitimet tuaja:
- Pjesëmarrësit do të rrisin vetëdijen mbi stilin e tyre të drejtimit, sjelljen dhe komunikimin;
- Pjesëmarrësit do të menaxhojnë më mirë vetveten dhe situatat me të tjerët;
- Pjesëmarrësit do të jenë drejtues më të strukturuar drejt arritjeve;
- Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të zbatojnë menjëherë disa aftësi drejtuese si planifikimi, organizimi dhe kontrolli, i detyrave dhe njerëzve.