Marrëdhëniet në punë
Prezantimi i trajnimit:
"“Ne njerëzit jemi qenie sociale. Ne erdhëm në botë si rezultat i veprimeve të të tjerëve, e ne mbijetojmë në varësi të të tjerëve. Na pëlqen apo jo, nuk ka pothuajse asnjë moment në jetën tonë, ku ne nuk përfitojmë nga aktiviteti i të tjerëve. Për këtë arsye nuk është fare surprizë fakti se lumturia jonë qëndron në kontekstin e marrëdhënieve tona me të tjerët.” - Dalai Lama"
Temat që do të trajtohen:
- Hyrje;
- Zonat tipike problematike.
- Përshëndetje!!! Krijimi i marrëdhënieve.
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve.
- Stilet e marrëdhënieve.
- Tiparet e marrëdhënieve të suksesshme.
- Çfarë i bën marrëdhëniet të pasuksesshme?
- • Seti i veglave të marrëdhënieve.
- • Dhe në fund…… “Në kompani, fuqia dhe energjia e vërtetë gjenerohet nëpërmjet marrëdhënieve”.
Grupi i interesit:
- Çdo person i cili kërkon të thellojë njohuritë mbi mënyrën më të mirë për të qenë i suksesshëm në marrëdhëniet e punës;
- Ata që duan të kuptojnë më shumë për përqasjen vetjake ndaj marrëdhënieve në punë dhe që duan të mësojnë disa teknika për të përmirësuar aftësitë ndërpersonale.
Përfitimet tuaja:
- Ky trajnim ndihmon në rritjen e kënaqësisë në punë si dhe ndihmon për të kuptuar se çfarë është e nevojshme për të qenë i suksesshëm në punë.
Shënim nga trajnuesi:
Ky trajnim nuk është konceptuar si manual për t’u marrë me sherrxhinjtë në punë ose me konflikte serioze. Trajnimi është konceptuar për të zgjeruar gamën e aftësive ndërpersonale, të cilat kontribuojnë në menaxhimin e marrëdhënieve efektive, dhe kështu mund t’ju ndihmojë të kuptoni elementë të këtyre marrëdhënieve të vështira dhe t’ju japë ide për të bërë përmirësime.
Ky trajnim do t’ju inkurajojë të reflektoni për llojin dhe cilësinë e marrëdhënieve të bazuara tek puna dhe t’ju ofrojë ndihmë, teknika dhe ide për t’i zhvilluar dhe përmirësuar këto marrëdhënie.