Cikli i Shitjes B2B
- Kohëzgjatja: 2 Ditë
- Fillon: 09:00
- Numri i pjesëmarrësve: Min 10 - Maks 14
- Trajnues: EPPC
- Gjuha: Shqip/Anglisht
Prezantimi i trajnimit:
"Trajnimi “Cikli i shitjes B2B ” është konceptuar si një mjet ndihmës për punonjësit e shitjes B2B. Ky trajnim do të ndihmoj shumë punonjësit tuaj si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Ky trajnim synon që të bind punonjësit për rëndësinë e parapërgatitjes në shitjen B2B, komunikimit dhe eksperiencës së ofruar të klientit, por edhe si të lexojmë komunikimin e klientëve tanë që të jemi më të suksesshëm në këtë këtë marrëdhënie. Ky trajnim është plot me këshilla praktike specifike të cilat mund të aplikohen menjëherë me kthimin e punonjësve në vendin e punës.
Temat që do të trajtohen:
Dita e 1-rë
- Hyrje në shitje;
- Bazat e shërbimit dhe shitjes;
- Cikli i shitjes B2B;
- Menaxhimi i kundërshtive;
- Bazat e Negocimit;
- Ushtrime;
- Përfundimi dhe Mbyllje.
Grupi i Interesit:
- Përmbajtja e moduleve është përpiluar në atë nivel që e bën trajnimin “Cikli i Shitjes B2B” shumë të përshtatshëm për stafin e shitjes B2B.
Përfitimet tuaja:
- Do të jeni të aftë të aplikoni ciklin e shitjes shpejt në punën tuaj të përditshme, çka do të çojë drejt suksesit dhe do ta mbajë nën kontroll biznesin tuaj;
- Do të jeni të aftë të planifikoni dhe organizoni veten dhe detyrat tuaja në mënyrën e duhur;
- Do të jeni të aftë të fitoni biznese të reja dhe të ruani klientët ekzistues.