Slider

Kerkim ekzekutiv

Jemi gjithashtu të specializuar në kërkim dhe seleksionim figurash të larta drejtuese dhe ekzekutive.

Objektivi ynë kryesor është ti ofrojmë klientëve tanë, zgjidhje të personalizuara dhe unike brenda tregut referencë.

Në momentin që vendosni të bëni pjesë të entitetit tuaj organizativ, një figurë drejtuese, atëherë ju këshillojmë të mbështeteni tek konsulentët tanë që njohin në mënyrë të shkëlqyer dinamikën e tregut dhe të sektorit ku operoni.

Metodologjia jonë e testuar në mënyrë të suksesshme nga shumë kompani brenda dhe jashtë vendit, do t'ju lejojë të punësoni në një periudhë të shkurtër kohore, profesionistët e duhur duke mbuluar pozicionet vakante që keni brenda biznesit tuaj.

HEADHUNTING

Përmes metodologjisë së "kërkimit direkt", kandidatët që korenspondojnë me profilin e kërkuar gjënden në një bazë të kufizuar kandidaturash/punonjësish. EPPC harton një skemë të kompanive të ngjashme me klientin duke përdorur kritere si: Lloji i biznesit/industria; Madhësia e kompanisë; Nr i punonjësve; Kanalet e shpërndarjes ose rrjeti i shitjeve etj. Dukeqenëse nuk bëhet fjalë për një përzgjedhje kandidaturash spontane, i gjithë procesi kryhet zakonisht në anonimat të plotë, kjo vecanërisht edhe e dakordësuar me kompaninë. EPPC zbulon emrin e kompanisë vetëm pasi klienti të ketë dhënë konfirmimin.

KËRKIMI EKZEKUTIV

Konsulentët e Kërkimit Ekzekutiv në EPPC njohin dhe dinë mirë se cilët janë drejtuesit e duhur për biznesin tuaj. Ata identifikojmë njerëzit e duhur që të mbështesin menaxhimin e lartë në zgjedhjet dhe vendimet strategjike.

EPPC njeh mirë rëndësinë e figurave strategjike në një kompani dhe i jep vlerë çdo aspekti gjatë gjithë aktivitetit të Kërkimit Ekzekutiv. Qasja jonë e provuar mbështetur dhe nga përdorimi i mjeteve më inovative, lejon partnerët tanë të identifikojnë drejtuesin e duhur dhe së bashku të ndërtojnë një marrëdhënie besimi drejt një rrugëtimi me përgjegjësi të mirëpërcaktuara dhe vendosura nga kompania.

EPPC nis nga analiza e kontekstit të biznesit dhe ndan me kompaninë përkufizimin e profilit ideal, metodologjinë për identifikimin e drejtuesit më të përshtatshëm dhe periudhën kohore për ekzekutimin e këtij procesi. EPPC integron vlerësimet organizative, motivuese, relacionale dhe të sjelljes së kandidatit.

Fokusi i ekspertëve të Kërkimit Ekzekutiv në EPPC, është të sigurojnë zgjidhje fleksibël dhe të personalizuar në mënyrë që të plotësojnë nevojat e kompanisë në një kohë sa më të shkurtër.

Fushat tona të ekspertizës në Kërkim & Përzgjedhje Stafi:

  • Financë & Kontabilitet
  • Ndërtim
  • Bankë & Mikrofinancë
  • Inxhinieri
  • Burime Njerëzore
  • Teknologji Informacioni
  • Retail
  • Marketing & Shitje
  • Transport & Logjistikë
  • Industri e Rëndë
  • Kujdes Shëndetësor (Healthcare)
  • Telekomunikacion
  • Naftë & Gaz
  • Energji
  • Hoteleri Turizëm
  • Automobilistikë
  • Prodhim
  • Distribucion
  • Fashion Retail