Procesi i kërkim dhe seleksionimit
1. Analiza e nevojave e kompanisë dhe skicimi i përshkrimit të pozicionit të punës:
Falë analizës së rolit që do të luajë figura e kërkuar, së bashku me kompaninë përcaktojmë përshkrimin e pozicionit të punës, i cili përmban përgjegjësitë, kërkesat kryesore, si dhe aftësitë teknike dhe ato personale.
Kanalet për kërkimin e kandidatëve:
- Kërkimet direkte - Headhunting;
- Kërkimet indirekte;
- Network-u i EPPC;
- Databaza e kandidatëve.
Suportuar nga:
- Publikim të njoftimeve të punës në webpage-n e EPPC: www.eppc.al;
- Publikim të njoftimeve të punës në të gjitha portalet punëofruese/punëkërkuese me të cilat EPPC bashkëpunon;
- Publikim të njoftimeve të punës në mediat sociale të EPPC: Facebook dhe Linked In
Instrumentat:
- Intervistë telefonike;
- Intervistë individuale direkte;
- Intervista në grup;
- Vlerësime sjelljeje dhe personaliteti;
- Testime specifike në varësi të pozicionit të punës;
- Job Matching - Përputhja e profilit të kandidatit me pozicionin e punës;
- Vlerësime konjitive/Logjike;
- Referenca
2. Seleksionimi:
Vlerësojmë CV-të e kandidatëve nëpërmjet intervistave nga telefoni, intervistave direkte (individuale ose në grup), vlerësimeve psikometrike, si dhe aty ku mundemi edhe nëpërmjet verifikimit të referencave. Ne vlerësojmë gjithashtu në mënyrë të kujdesshme dhe të hollësishme, aftësitë teknike, përvojën dhe motivacionin e kandidatëve. Ndërkohë në rast nevoje dhe dakordësie me kompaninë, përgatisim testime specifike që na lejojnë të sigurohemi rreth aftësive dhe kompetencave specifike, teknike të kandidatëve.
3. Prezantimi i shortlistës së kandidatëve:
Në përfundim të intervistave të zhvilluara me kandidatët, prezantojmë tek kompania një listë të ngushtë me kandidatë ku për secilin prej tyre, nëpërmjet një Raporti Vlerësimi, evidentojmë karakteritikat dhe tiparet kryesore të secilit profil, përvojën profesionale, pikat e forta dhe zonat e nevojshme për zhvillim si dhe arsyet/motivet përse janë bërë pjesë e shortlistës. Zgjedhja finale i takon më pas kompanisë, suportuar nga i gjithë informacioni i nevojshëm që ndajmë për çdo kandidaturë me kompaninë, për tjua bërë më të lehtë procesin e vendimmarrjes dhe zgjedhjes finale.
4. Suportojmë kompanitë gjatë procesit të intervistës me kandidatët e përzgjedhur:
Në rast nevoje dhe kërkese, asistojmë kompanitë, klientët tanë në fazën e intervistës që ata do të zhvillojnë me kandidatët e prezantuar nga EPPC. Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes, i ofrojmë kompanive suport konstant dhe një përditësim të vazhdueshëm rreth ecurisë së procesit të Kërkim & Përzgjedhjes, ku nuk mungojnë as diskutimet e përbashkëta dhe kërkesat për feedback me qëllim adaptimin e procesit të seleksionimit me nevojat e klientit, në mënyrë që të identifikojmë kandidatin e përshtatshëm që do të jetë një vlerë e shtuar për kompaninë.