Rekrutim me EPPC
Arsyet përse duhet të zgjidhni shërbimin e Kërkim dhe Seleksionimit të Stafit me EPPC!
- Ekspertë në rekrutime: Njohuri specifike dhe të thelluara në çdo sektor/industri. Përzgjedhje e vazhdueshme e talenteve nëpërmjet kanaleve të ndryshme të rekrutimit dhe menaxhimit të nework-ut të EPPC.
- Head Hunting / Kërkim Ekzekutiv: Profesionistët tanë prezantojnë tek klientët brenda një periudhe të shkurtër kohore, një listë me kandidatë të përshtatshëm për realitetin e biznesit ku do të operojnë. Eksperienca dhe mjetet e përdorura, lejojnë që shumë shpesh të identifikojmë dhe "peshkojmë" ata profesionistë vështirë të kapshëm ndryshe, duke i vendosur këta të fundit në kontakt me kompanitë, partnere tanët.
- Eficent në proces: Hartojmë procese efektive sipas nevojave specifike, pozicioneve të punës të kërkuara dhe periudhës kohore të punësimit të kandidatëve.
- Profesionistë në vlerësim: Përdorim instrumenta inovativ dhe metodologji për vlerësimin e aftësive, talenteve dhe potencialit të çdo kandidati të intervistuar.
- Njohje e tregut: Kemi njohuri të thelluara të trendeve dhe dinamikave të tregut dhe profesioneve;
- Cilësi në shërbim: Ofrojmë instrumente, procese dhe një rrjet konsulentësh profesionistë që i shtojnë vlerë çdo biznesi në Shqipëri dhe Kosovë.
- Përmirësim i markës: Vlerësojmë dhe marketojmë brand-in e kompanive nëpërmjet kanaleve tona, shërbimeve që ofrojmë dhe dhe aktiviteteve të employer branding.
- Konsulencë në Burime Njerëzore: Jemi një partner i aftë dhe në gjëndje për të mbështetur kompanitë në strategjitë e tyre të rritjes dhe zhvillimit.
Përkushtimi, dedikimi dhe profesionalizmi ynë është në shërbim të të gjitha bizneseve e kompanive, për të gjitha problematikat që lidhen me Shërbimin e Kërkim dhe Përzgjedhje Stafi. Duke u mbështetur tek rekrutuesit tanë, ju përfitoni në shumë pak kohë, kandidatura që plotësojnë kërkesat tuaja profesionale, teknike, dhe aftësitë e kërkuara për pozicionin për të cilin po kërkoni staf. E gjitha kjo bëhet e mundur falë eksperiencës tonë shumëvjecare në tregun e punës, databases së pasur me kandidatë që disponojmë e cila përditësohet dhe rritet në vazhdimësi, nëpërmjet network-ut tonë, kërkimeve direkte si dhe kanaleve specifike të rekrutimit.
Nëpërmjet një analize të kujdesshme të nevojave të kompanisë arrijmë të skicojmë profilin e dëshiruar. Gjithashtu nëpërmjet Kërkimit Ekzekutiv, klientët tanë sigurojnë drejtuesit më të mirë të mesëm dhe të lartë si dhe drejtues ekzekutiv. Ne mbështesim kompanitë gjatë fazës së përzgjedhjes së kandidatëve, duke u ofruar feedback dhe vlerësim të detajuar për çdo profil kandidati, duke vënë theksin tek pikat e tyre të forta dhe zonat e nevojshme për zhvillim.