Arsyetim Verbal

Po kërkoni të punësoni dikë me aftësi të mira verbale i cili është i aftë në përdorimin e informacionit të shkruar?

Po kërkoni të punësoni dikë me aftësi të mira verbale i cili është i aftë në përdorimin e informacionit të shkruar?

  • Aftësinë për të analizuar sasi të mëdha të informacionit të shkruar apo verbal nën një presion të konsiderueshëm kohor
  • Aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar informacionin verbal
  • Aftësinë për të vlerësuar argumente të dobëta dhe të forta dhe për të identifikuar argumentet kundër

Testet e arsyetimit verbal masin aftësinë e një kandidati për të kuptuar dhe arsyetuar duke përdorur koncepte të shprehura verbalisht ose përmes informacionit të shkruar.

Testet e arsyetimit verbal masin aftësinë e një kandidati për të kuptuar dhe arsyetuar duke përdorur koncepte të shprehura verbalisht ose përmes informacionit të shkruar.

Arsyetim Numerik

Po kërkoni dikë me aftësi të jashtëzakonshme analitike, i cili ndihet komod në përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave?

Testet e arsyetimit numerik japin të dhëna mbi aftësitë e një kandidati, që përfshijnë:

  • Aftësinë për të mbledhur dhe analizuar grupe të mëdha të të dhënave nën një presion të konsiderueshëm kohor
  • Aftësinë për të përafruar rezultatet e analizave statistikore me qëllimet dhe objektivat e biznesit
  • Identifikimin në mënyrë eficente të trendeve duke përfshirë ndryshimet në trendet e tregut, analizat e performancës, etj.
  • Një nivel të konsiderueshëm shpejtësie kundrejt saktësisë në bërjen e analizave

Testimet e arsyetimit numerik janë një mënyrë eficente për të identifikuar kandidatët me aftësi të forta numerike. Ky test tregon aftësitë dhe pikat e forta të një kandidati në interpretimin e të dhënave.

Këto aftësi kërkohen në pozicionet si kontabilist, analist të dhënash, analistë të kërkimit të tregut, etj. për punë kontabël, role analistësh të të dhënave dhe analistë të kërkimit të tregut. Gjithashtu ndjekja e buxheteve, rishikimi i KPI-ve dhe analizimi i tendencave kërkon aftësi të mira të arsyetimit numerik.

Arsyetim Logjik Abstrakt

A po kërkoni të rekrutoni dikë me aftësi të jashtëzakonshme organizative, i cili mund të mendojë në mënyrë realiste?

Vlerësimet e arsyetimit logjik abstrakt japin të dhëna mbi aftësitë e një kandidati, që përfshijnë:

  • Aftësinë e individit për të kuptuar ndërlidhjen midis koncepteve të ndryshme dhe për të matur peshën e secilit koncept.
  • Aftësinë e individit për të kuptuar se si dukuri të ndryshme lidhen me njëri-tjetrin. Ai mat gjithashtu se sa mirë e kupton personi “helicopter view” dhe nga cfarë komponentësh përbehet.
  • Aftësinë e individit për të identifikuar ngjashmëritë dhe ndryshimet në koncepte dhe detaje.

Kur keni nevojë për një kandidat i cili mund të aplikojë ide konceptuale dhe në zgjidhje praktike, apo të identifkojë trendet e reja kur ato shfaqen, keni nevojë për një kandidat që ka rezultat të lartë në arsyetimin logjik abstraktë. Këta individë janë të aftë në planifikim, organizim, delegim dhe krijim të sistemeve. Aftësi të tilla kërkohen për analistët e sistemit, menaxherë projektesh, IT, punonjës në fusha si zhvillim biznesi, research, etj.

Arsyetim Logjiko - Matematikor

Testet e arsyetimit logjiko - matematikor japin të dhëna mbi aftësitë e një kandidati, që përfshijnë:

  • Aftësinë për të lidhur në menyre logjike rutinën e përditshme me sistemet abstrakte.
  • Aplikimin e koncepteve matematikore dhe/ose statistikore në marrjen e vendimeve.
  • Aftësinë për të bërë dallimin midis argumentit të vlefshëm dhe të pavlefshëm dhe aftësia për të prodhuar kundërargumenta.

Testet e arsyetimit logjiko-matematikor janë eficente për të identifikuar kandidatët që mund të aplikojnë matematikë, logjikë dhe statistikë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve. Ky test tregon aftësitë dhe pikat e forta të një kandidati për të kuptuar aplikimet logjike të matematikës, vlerësimin e argumenteve dhe zbulimin e arsyetimit të gabuar.

Aftësi të tilla kërkohen në fusha si: Hulumtim, analizë dhe përpunim të dhënash, alokim burimesh, detyra analisti, etj.

Individët që shënjojnë rezultat të lartë në këtë test kanë aftësi të mira në analizimin e të dhënave, vendimmarje bazuar në grupe të dhënash, etj.

Testet e Arsyetimit (Reasoning)

Testet e Arsyetimit kryhen në platformën inteligjente FinxS. Janë një set testesh psikologjike të dizenjuara për të matur aftësitë arsyetuese të individit. Përdoren më shpesh në situata që kërkojnë të masin potencialin e zhvillimit të ardhshëm të një personi. Aplikimet më të përdorura të këtyre testeve janë në rekrutim, ripozicionim, apo identifikim për zhvillim dhe promovim.

Çfarë masin?

  • Shpejtësinë dhe cilësinë e përgjigjeve
  • Aftësinë e personit për të mbledhur, analizuar, kombinuar, vlerësuar dhe përpunuar informacionin.
  • Aftësinë për të zgjidhur probleme të ndryshme dhe për të kuptuar lidhjet midis pjesëve të ndryshme të informacionit.

Raportet FinxS të testeve të arsyetimit thellohen tek rezultatet dhe analizojnëi shpejtësinë e një personi kundrejt saktësisë. A është më e rëndësishme të punësosh një kandidat i cili mund të kryejë punët nën presion apo dike që kërkon kohë për të analizuar saktë informacionin?

Zgjidhni nga nëntë teste të ndryshme, secila mat një set aftësish unike. Secili test mund të kryhet dhe administrohet i vetëm ose në kombinim me secilin nga testet e tjera.