Arsyetim Logjiko - Matematikor
- Scritto da Super User
- Published in Teste arsyetimi
- Hits: 14660
- Stampa ,
Testet e arsyetimit logjiko - matematikor japin të dhëna mbi aftësitë e një kandidati, që përfshijnë:
- Aftësinë për të lidhur në menyre logjike rutinën e përditshme me sistemet abstrakte.
- Aplikimin e koncepteve matematikore dhe/ose statistikore në marrjen e vendimeve.
- Aftësinë për të bërë dallimin midis argumentit të vlefshëm dhe të pavlefshëm dhe aftësia për të prodhuar kundërargumenta.
Testet e arsyetimit logjiko-matematikor janë eficente për të identifikuar kandidatët që mund të aplikojnë matematikë, logjikë dhe statistikë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve. Ky test tregon aftësitë dhe pikat e forta të një kandidati për të kuptuar aplikimet logjike të matematikës, vlerësimin e argumenteve dhe zbulimin e arsyetimit të gabuar.
Aftësi të tilla kërkohen në fusha si: Hulumtim, analizë dhe përpunim të dhënash, alokim burimesh, detyra analisti, etj.
Individët që shënjojnë rezultat të lartë në këtë test kanë aftësi të mira në analizimin e të dhënave, vendimmarje bazuar në grupe të dhënash, etj.