Slider

Vlerësimi FinxS i shitjeve

Përmirësoni performancën tuaj në shitje nëpërmjet vlerësimit FinxS të kompetencave të shitjes.

Vlerësimi FinxS® i Kompetencave të Shitjeve ju jep informacion të qartë për të krijuar një hartë drejt suksesit. Ky vlerësim identifikon pikat e forta dhe të dobëta në 18 kompetenca të rëndësishme kritike të shitjes.

Cfarë mat:

  • Nivelin aktual të secilës prej 18 kompetencave të shitjes
  • Mendësitë në shitje të cilat nuk janë të dukshme në pamje të parë
  • Indeksin e justifikimit në shitje
  • Përputhjen me role të ndryshme në shitje

Merrni të dhëna kyçe për forcën tuaj shitëse

Matni qëndrimin e individit ndaj sjelljeve kryesore në procesin e Shitjes dhe perceptimin e kompetencës së tyre aktuale të shitjes.

1. Rekrutoni punonjësit e shitjes që do të kenë performancë të lartë

Përdorni Vlerësimin e Kompetencave të Shitjes gjatë rekrutimit për të parë një përputhje të saktë në përqindje midis kandidatit dhe pozicionit për të cilin po rekrutoni. Përputhi kandidatin me kompetencat që kërkohen në varësi të gjatësisë të ciklit të shitjeve apo llojit të marrëdhënies së shitjeve.

2. Përmirësoni Performancën e Shitjeve

Raportet FinxS të Kompetencave të shitjes tregojnë fusha në të cilat një individ mund të ketë nevojë për zhvillim. Përmirësoni performancën e shitjeve me këshilla praktike coaching dhe plane zhvillimi të cilat janë të përfshira në raport. Identifikoni kompetencat thelbësore për kompaninë tuaj, vlerësoni ekipin tuaj të shitjeve dhe nxirrni në pah pikat e forta dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim dhe coaching, për të patur kështu sukses në biznesitn tuaj.

3. Sales 18 - Zhvillimi

Integroni Vlerësimin FinxS të Kompetencave të Shitjeve me teorinë DISC për të kuptuar më në detaje kapacitetin e forcës suaj shitëse. Kuptoni sesi stili natyral i DISC mund të pengojë ose forcojë performancën e tyre të shitjes.

Identifikoni ngjashmëritë dhe ndryshimet midis stilit të tyre natyral të sjelljes dhe nivelit të tyre aktual të kompetencës. Mësoni se cilat detyra të shitjes mund t'ju vijnë natyrshëm punonjësve tuaj apo cilat kërkojnë më shumë energji. Shfrytëzojeni këtë informacion për të krijuar një plan zhvillimi dhe për të ndihmuar menaxherët të kuptojnë se në cilat fusha ekipi ka nevojë për mbështetje.

Kompetencat e Shitjes

Nëpërmjet këtij vlerësimi ju do të zbuloni nivelin aktual të kompetencës të punonjësve tuaj të shitjes në këto 18 kompetenca të rëndësishme. Identifikoni pikat e forta dhe fushat për zhvillim. Zbuloni se në cilat aspekte ekipi juaj ka nevojë për trajnim/coaching.

  • Potencializimi
  • Kualifikimi
  • Ndërtimi i Raportit
  • Ndjekja e proçesit të Shitjes
  • Orientimi ndaj Objektivit
  • Fitimi i Besimit
  • Kontrolli i Proçesit të Shitjes
  • Menaxhimi i Kundërshtimeve
  • Efikasiteti i të Pyeturit
  • Dëgjimi Aktiv
  • Mendimi Kritik
  • Ambicia dhe Iniciativa
  • Prezantimi
  • Menaxhimi i Kohës
  • Menaxhimi i Dështimit
  • Vendosmëria në Konkurrencë
  • Koncepti i Parasë
  • Mospërfshirja Emocionale

Rolet në Shitje

Gjeneroni një përqindje të përputhjes me një rol pune për t’u siguruar se punonjësit e rinj në ekipin e shitjes të përputhen me pozicionin për të cilin po rekrutoni.

Indeksi i Justifikimit në Shitje

Jo çdo kush e pëlqen punën në shitje. Për të qenë të suksesshëm në shitje, duhet të fokusohemi në klientët potencialë dhe zhvillimin e mundësive për biznes. Por ka raste që ne i zvarrisim këto procese ose preferojmë t’i përqëndrojmë energjitë tona në aktivitete të tjera që nuk lidhen me shitjet.

Indeksi i Justifikimit në shitje, mat pikërisht se sa të predispozuar jemi të bëjmë zgjedhje që çojnë në shmangien e aktiviteteve të lidhura me shitjet. Ky index është llogaritur bazuar në mënyrën se si një person i përgjigjet zgjedhjeve të mundshme që shmangin aktivitetet e lidhura me shitjet.

Sa më i ulët të jetë ky index aq më shumë ka të ngjarë që individi do të përqendrohet në veprime që prodhojnë drejtpërdrejtë rezultate në shitje.

Skedulo një takim me konsulentët tanë për t’u konsultuar për përdorimet e këtij mjeti në përputhje me nevojat tuaja.