Slider

Programi TASC

“The Art & Science of Coaching” është një program i akredituar nga ICF (Federata Ndërkombëtare e Coaching). Pavarësisht nëse jeni një individ që kërkoni të bëheni një mentor për jetën, mentor biznesi profesionist, ose jeni një drejtues në një organizatë që kërkon të zhvillohet dhe ecë përpara, programi ju pajis me aftësitë më gjithëpërfshirëse të trainimit të fokusuar në zgjidhje, me mjetet dhe nivelin më të lartë të aftësive të coaching. Përmes këtij programi, ju do të krijoni një themel të fortë në teorinë dhe praktikën e trajnimit dhe mentorimit me Fokus në Zgjidhje. Do të realizoni qëllimin tuaj për të ndihmuar të tjerët të kuptojnë potencialin e tyre dhe të ndërmarrin veprime që përputhen me vizionin e tyre. Si një mentor me qasje të fokusuar tek zgjidhja, ju do të demonstroni kompetenca thelbësore që çojnë në biseda kuptimplota dhe produktive. Ju do të aplikoni metodologji shumë efektive të coaching për të inkurajuar dhe suportuar ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme tek të tjerët.

“The Art & Science of Coaching” - Kurrikula e Programit

Moduli I

    Pas përfundimit të këtij moduli të parë, ju do të jeni në gjendje të:
  • Të menaxhoni një bisedë të plotë coaching të fokusuar në zgjidhje nga fillimi në fund
  • Të krijoni dhe të demonstroni objektivitet gjatë bisedave të trainimit coaching
  • Të përdorni strategji për krijimin e intimitetit dhe besimit
  • Të krijoni rezultate efektive të seancave të coaching
  • Të zbatoni teknika të fuqishme pyetjesh për të mbështetur personin që po trainohet drejt zgjidhjeve dhe veprimeve efektive
  • Të përcaktoni funksionet e sistemeve të trurit dhe rolin e tyre në komunikimin efektiv
  • Të zhvilloni një imazh pozitiv për veten
  • Të jepni reagime zhvillimore duke përdorur parimet e Fokusuara në Zgjidhje

Ofrimi i modulit Online (Online Delivery): Moduli Online përbëhet nga 11 sesione live në WebEx, secila me kohëzgjatje prej 3.25 orë si dhe rreth 45 minuta punë jashtë klase për çdo seancë online. Sesioni i parë është seanca e mirëseardhjes dhe orientimit duke ju ofruar gjithçka që ju nevojitet për të përdorur në mënyrë efektive platformën tonë të të mësuarit, për të marrë pjesë plotësisht në seancat online dhe për të pasur një plan të qartë veprimi sipas kërkesave të programit. Secili prej sesioneve përfshin ndjekjen e videove dhe pjesëmarrjen në diskutimet e blogut në klasë.

Ofrimi në ambiente fizike (On-Site Delivery)*: Moduli I në ambiente fizike është një program me kohëzgjatje 4-ditore që zhvillohet çdo ditë nga 9:30 AM deri në 5:30 PM.

Moduli II

    Pas përfundimit të këtij moduli të dytë, ju do të jeni në gjendje të:
  • Aplikoni ushtrime coaching për të ndihmuar personin që po trainohet të prioritizojë në mënyrë efektive dhe të ruajë disiplinën për t'i përfunduar ato
  • Përdorni strategji për të ndihmuar personin që po trainohet të krijojë dhe të bëjë më efiçent një plan veprimi
  • Përdorni teknikat e vizualizimit për funksionimin më të lartë të trurit
  • Aplikoni qasje që inkurajojnë të qenit më të vetëdijshëm për rëndësinë e zhvillimit të kompetencave
  • Përdorni proceset për të mbështetur personin që po trainohet që të zhvillojë zotërimin e aftësive të dëshiruara për një periudhë afatgjatë
  • Krijoni mundësinë personit që po trainohet të analizojë në detaje njohuritë e veta më të thella dhe të gjejë zgjidhje me ushtrime specifike

Ofrimi i modulit Online (Online Delivery)*: Moduli II Online përbëhet nga 8 sesione live në WebEx, secila me kohëzgjatje prej 3.25 orë si dhe rreth 45 minuta punë jashtë klase për çdo seancë online. Kjo përfshin ndjekjen e videove dhe bërjen e postimeve në blog.

Ofrimi në terren (On-Site Delivery): Moduli II në terren (On-Site) është një program me kohëzgjatje 4-ditore që zhvillohet çdo ditë nga 9:30 AM deri në 5:30 PM.

Moduli III

    Pas përfundimit të këtij moduli të tretë, ju do të jeni në gjendje të:
  • Bëni pyetje për të zbuluar dhe zhvilluar vlerat kryesore dhe motivuesit e brendshëm
  • Përdorni një gjuhë efektive për të sfiduar personin që po trainohet përtej pengesave të vetë-imponuara
  • Aplikoni mjete të ndryshme për të ndihmuar personin që po trainohet të kapërcejë sfidat e produktivitetit
  • Përdorni mënyra për të ndihmuar personin që po trainohet në zhvillimin e ekuilibrit emocional dhe të kapërcejë qasjet e padëshiruara
  • Përdorni teknika të thjeshta për të bërë që personi që po trainohet të kalojë nga një gjëndje e tensionuar në një gjendje të stabilizuar.
  • Përdorni teknika specifike që ta mbani personin që po trainohet përgjegjës ndaj planeve të tyre të veprimit dhe që të njohë progresin e tyre.

Ofrimi i modulit Online (Online Delivery): Module III Online përbëhet nga 8 sesione live në WebEx secila me kohëzgjatje prej 3.25 orë orë si dhe rreth 45 minuta punë jashtë klase për çdo seancë online. Kjo përfshin ndjekjen e videove dhe bërjen e postimeve në blog.

Ofrimi në ambiente fizike (On-Site Delivery)*: Module III në terren (On-Site) është një program me kohëzgjatje 4-ditore që zhvillohet çdo ditë nga 9:30 AM deri në 5:30 PM.

Moduli IV

    Pas përfundimit të këtij moduli të katërt, ju do të jeni në gjendje të:
  • Hartoni një plan për të siguruar përvetësimin dhe aplikimin e e suksesshëm të aftësive coaching
  • Identifikoni dhe dalloni nivelet e ekspertizës në coaching - fillestar, i mesëm dhe i avancuar
  • Krijoni pyetje relevante me metaforat e përmendura nga mentori gjatë seancës së coaching
  • Përgjigjuni në mënyrë autentike dhe spontane personit që po trainohet
  • Komunikoni në mënyrë efektive në mbështetje të personit që po trainohet duke përdorur gjuhën që ka ndikimin më të madh
  • Krijoni dhe ruani një mjedis që promovon vetë-zbulimin e personit që po trainohet

Ofrimi në ambiente fizike (On-Site Delivery)*: Moduli IV Online përbëhet nga 8 sesione live në WebEx secila me kohëzgjatje prej 3.25 orë orë si dhe rreth 45 minuta punë jashtë klase për çdo seancë online. Kjo përfshin ndjekjen e videove dhe bërjen e postimeve në blog.

Ofrimi në terren ( On-Site Delivery): Module IV në terren (On-Site) është një program me kohëzgjatje 4-ditore që zhvillohet çdo ditë nga 9:30 AM deri në 5:30 PM.

*Për shkak të situatës së pandemisë Covid-19 për momentin është i disponueshëm vetëm opsioni i zhvillimit të sesioneve online.