A po zhvilloni aftësitë që nuk do të automatizohen?
Punët që ka më shumë gjasa të automatizohen janë ato përsëritëse dhe rutinë. Ndonëse është diskutuar shumë për llojet e punëve që ka të ngjarë të eliminohen, një perspektivë tjetër që nuk është trajtuar në aq detaje është mbi aspektet e punëve që do të egzistojnë ende dhe cilat do të jenë ato që do të zëvendësohen me makineri.
Mbi karakteristikat e punëve dhe profesioneve të shumta, ka dy aspekte pune të cilat nuk janë rutinë dhe janë të vështira për tu automatizuar:
Së pari, emocioni. është prezent masivisht në të gjitha format e komunikimit joverbal dhe në empati gjithashtu. Emocioni nuk është vetëm kompleks dhe me nuanca, por bashkëvepron edhe me shumë prej proceseve tona vendimmarrëse. Funksioni i emocionit ka qenë sfidues për tu kuptuar shkencërisht, dhe është vështirë të ndërtohet në një sistem të automatizuar.
Së dyti, konteksti. Njerëzit mund të kuptojnë me lehtësi kontekstin kur marrin vendime ose kanë ndërveprime me të tjerët. Konteksti është veçanërisht interesant sepse nuk ka kufizime — Për më tepër, ndryshimet në kontekst mund të ndryshojnë krahas bashkëveprimit që kanë faktorët me njëri-tjetrin. Ky është një problem për makineritë, të cilat funksionojnë me grupe të të dhënave sipas një përcaktimi të krijuar më parë, në një kontekst të ndryshëm.
Aftësia jonë për të menaxhuar dhe shfrytëzuar emocionet dhe për të marrë parasysh efektet e kontekstit janë faktorët kryesorë të të menduarit kritik, zgjidhjeve kreative të problemeve, komunikimit efektiv, mësimit adaptiv dhe gjykimit të mirë. Është vërtetuar që është e vështirë të programohen makineritë për të imituar njohuri dhe aftësi të tilla njerëzore.
Dhe në fakt, këto janë aftësitë që punëdhënësit nga industri të ndryshme vazhdimisht raportojnë të kërkojnë tek kandidatët për punë. Psh, në një studim, 93% e punëdhënësve raportuan se "aftësia që shfaq një kandidat për të menduar në mënyrë kritike, për të komunikuar qartë dhe zgjidhur probleme komplekse është më e rëndësishme se sa formimi i tij akademik." Përveç kësaj, punëdhënësit kërkojnë kandidatë që janë në gjendje të mësojnë në mënyrë adaptive, të marrin vendime të mira dhe të punojnë mirë me të tjerët.
Të gjitha këto sugjerojnë që sistemet tona arsimore duhet të përqendrohen jo thjesht në mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë, por edhe se si mund të bëjnë punë që teknologjia nuk arrin dot ti bëjë. Kjo është një qasje e re për të karakterizuar natyrën themelore të "aftësive ndërpersonale (Soft Skills)” të cilat ndoshta janë intepretuar gabim: Këto janë aftësitë që janë më të vështirat për tu kuptuar dhe sistematizuar, dhe aftësitë që japin - dhe do të vazhdojnë t'i japin —njeriut një avantazh ndaj robotëve
Burimi: Harvard Business Review