Ja pse duhet të kërkoni një vend pune gjatë verës
"E vërteta është se rekrutuesit nuk mund të marrin pushime gjatë të gjithë verës, ashtu si dhe kompanitë nuk e ndalojnë veprimtarinë e tyre gjatë këtij sezoni".
Më poshtë ju japim 4 arsye që dëshmojnë se kjo mund të jetë periudhë e përshtatshme ashtu si dhe cdo stinë tjetër, për të aplikuar dhe gjetur një vend pune.
1.Ka më pak Konkurrencë
Thjesht mendoni: Nëse të gjithë supozojne se vera është një kohë e tmerrshme për të aplikuar për një pozicion vakant, do të ketë më pak njerëz që aplikojnë gjatë kësaj periudhe. Sa më pak CV me aplikantë të ketë mbi tavolinat e rekrutuesve, aq më të larta janë shanset tuaja për të gjetur punën që dëshironi!
2.Rekrutuesit kanë më shumë kohë në dispocizion
Vërtetë që do të shihni dhe emaile ‘out of office’ nga rekrutuesit (fundja dhe ata kanë nevojë për pushime) por, gjatë orarit të punës? Ata përgjithësisht kanë më shumë kohë në dispozicion. Sa më pak fluks pune të ketë rekrutuesi aq më shumë vëmendje dhe kohë do ti kushtoj pozicionit të hapur që po ndjek dhe aplikantëve të interesuar për atë pozicion.
3.Ju do ta keni më të lehtë për të kërkuar leje
Ju jeni gjithmonë entuziastë për tu paraqitur në një intervistë pune që ju intereson vërtetë. Por si do t'ia shpjegoni mungesën eprorit tuaj, pa ngritur dyshime?
"Kandidatët mund ta kenë më të lehtë për të kërkuar leje për intervistën, pasi është verë dhe pritet që punonjësi të marrë dhe ditë pushimi. Kështu do të keni mundësi të shkëputeni dhe në mes të javës, për të vijuar me kërkimin tuaj për një punë të re, pa rënë aspak në sy.
4.Rrjeti i të njohurve tuaj janë më të gatshëm për tu takuar gjatë verës
Rrjeti juaj i njohjeve do të jetë një avantazh i madh kur ju kërkoni punë.
Kërkesa juaj për tu takuar me një të njohur të ri apo një koleg të vjetër do të shihet jo si një detyrim por më shumë si një takim i mirëpritur, kur vjen gjatë stinës së verës, kur të gjithë mezi presin të shkëputen nga zyra - që do të thotë, ju do ta keni më të lehtë zgjerimin e rrjetit tuaj të lidhjeve profesionale.