ME NJERËZ PËR NJERËZ
Nga Dalina Gjicali
Reflektim…..
Mbas shume hezitimesh vitin e kaluar per te prezantuar nje aktivitet te tille kaq inovator dhe te paret ne treg vendosem ta risillnim Destinacionin Pune edhe ne 2019.
Ne perfundim te nje dite si kjo kur per te dytin vit rradhazi nisma per organizimin ishte nje dite qe dedikohet te punemarresi dhe jo punedhenesi ka shume vend per reflektim.
Me vijne ne mendje me dhjetra e dhjetra punemarres ose kandidate sic i quajme ne ne punen tone te perditshmete takuar brenda pak oreve dhe te njejta mendime me kalojne ne mendje edhe mbas nje viti. Njerez me pervoje te ndryshme me qasje te ndryshme, nevoja e kategori te ndryshme, njerez qe nxitonin ne shi me nje cv ne dore, por mbi te gjitha te gjithe NJEREZ me nje nevoje per pune.
Nevoje per nje pune, nevoje per nje pune me te mire. Nevoje per pune per femijet, nevoje per pune per shoqen, te dashuren, bashkeshortin. Shoqe qe shoqeronin njera tjetren, partner qe prisnin ne stol ulur, prinder ne moshe te thyer te cilet vinin dhe interesoheshin per femijet qe aktualisht punonin jashte. Te rinj dinamik vetem 20 e ca vjec me disa eksperienca pune ku nxitesi kryesor ishte paga akoma me e mire, akoma me e lehte. Kandidate te arsimuar me nje pritshmeri me te larte kundrejt vetes apo punedhenesit aktual.
Te gjithe NJEREZ me nje apo disa CV ne dore. Njerez qe me shume kopje te CV-se tyre dukshem sapo kishin ardhur nga nje panair pune apo largoheshin per nje bisede tjeter me kolege te tjere intervistues.
Ne kete moment ti ndalon dhe mendon. Cili eshte roli yne real ne kete proces? Me ke eshte “ lufta”? Me bizneset? Me kompanite konkurente? Ne shumicen e rasteve ne zyrat tona ne qender te cdo bisede eshte KLIENTI. Klienti per ne eshte biznesi I cili ka nje nevoje per punonjes te kualifikuar ose jo. Klienti kerkon punonjes me pervoje, me deshire, me motivacion etj. etj. etj.
“Lufta eshte me veten!” Ne dite si kjo ndergjegjesimi se puna jone nuk eshte vetem B2B (business to business ) as B2C (business to client) por H2H (Human to Human) eshte akoma me i larte
Aftesia e nje rekrutuesi duhet te shkoj pertej leximit te pervojes se nje punonjesi apo aftesive teknike apo qofte edhe aftesive te tyre prezantuese. Nje rekrutues duhet te jete ne gjendje mbi te gjitha te lexoj te cdo kategori punonjesish deshiren per pune, nevojen reale per pune dhe aftesine per tu pershtatur.
Nje nga kenaqesite qe ne marrim ne pune eshte mbyllja me sukses e nje pozicioni pune qe nje klient i yni ka kerkuar. Nje dite si kjo na rikujton se sa me e madhe eshte kenaqesia kur mendimi nuk eshte: u permbyll me sukses nje pozicion pune por u punesua me sukses nje individ.
Nuk ka punemarres perfekt aq me teper ne tregun tone punedhenes perfekt. Ne EPPC ne mendojme se ka perputhje te mire. Nje perputhje qe i ofron nje punedhenesi nje punonjes me te cilin mund te punoje, te investohet te ai, ta trajnoj dhe formoje sikunder te gezoj frytet e punes se tij; Nje perputhje qe i ofron nje punonjesi nje mundesi te japi me te miren e tij ne nje ambient pune , te plotesoje nevojat e tij dhe mbi te gjitha te gezoje frytet e punes se tij. Kjo eshte kenaqesia jone me e madhe ne punen e nje rekrutuesi.
Jam e lumtur qe prej shume vitesh punoj prane disa prej rekrutuesve qe perfaqesojne dhe nxiten nga keto vyrtyte dhe mbi te gjiitha e trajtojne cdo hap te ketij procesi si HUMAN me HUMAN.
Faleminderit te gjithe punekerkuesve qe na besuan edhe sot dhe ndan me ne perpos pervojes dhe aftesive mbi te gjitha nevojat dhe motivacionin e tyre per pune.Faleminderit ekipit te EPPC edhe sot provuan pasionin e tyre per kete pune ne nivelet me te larta te profesionalizimit duke u zotuar per tu perpjekur per perputhjen me te mire te mundshme per keta punekerkues.
1 Maj 2019.