Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKBase.class.php on line 435

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79
Team Building apo Retreat kjo është pyetja?
Slider

Team Building apo Retreat kjo është pyetja?

Team Building apo Retreat kjo është pyetja?

Në shumë kompani sot dëgjojmë përdorimin e fjalës "Retreat" apo “Team Bulding” që kryesisht i referohet mbledhjes së stafit bashkë për një drekë apo darkë dhe në disa raste një ekskursioni me një natë qëndrimi diku në fundjavë.

Në të vërtetë kush është dallimi mes Retreat dhe Team Building dhe çfarë bëjnë në ditët e sotme kompanitë e zhvilluara? Në parim, qëllimi i të gjitha këtyre aktiviteteve duke përmendur këtu edhe drekat, darkat, ekskursionet është krijimi i marrëdhënieve të mira ndërmjet stafit dhe rritja e bashkëpunimit.

Por a shërben dhe majfton vërtet një drekë, një darkë apo një ekskursion me një natë qëndrim në MOTIVIMIN e skuadrës? A mund të motivohet dikush në vitin 2018 me një drekë apo darkë? Aktivitete të tilla janë pozitive deri në një farë mase; - Po, ato shërbejnë për të festuar disa rezultate, por kanë ndikim shumë afatshkurtër dhe shpeshherë përfundojnë të kthehen në kosto për buxhetin e një kompanie dhe jo një investim nga i cili presim edhe një kthim mbrapsht te pjesëmarrësit dhe kompania.

Po ku ndryshon një “Team Building” nga një aktivitet i ashtuquajtur “Retreat”?

“Team Building” apo aktivitete për ndërtimin e një skuadre edhe nga vetë emri kanë për qëllim kryesor ndërtimin e marrëdhënieve funksionale dhe sociale në një skuadër. Sikundër, ato përdoren për të ushqyer një komunikim cilësor duke ndikuar kështu cilësinë e këtyre marrëdhënieve edhe motivimin e punonjësve.

“Retreat”, që nga terminologjia ushtarake nënkupton tërheqjen e trupave për të rigjeneruar forcat dhe për t’u kthyer përsëri në betejë. Ndërkohë kuptimi kryesor në biznes është: Një veprim pak më i zgjatur në kohë krahasimisht me “Team Building” ku gjatë kësaj kohe ekipi menaxherial përcaktojnë angazhime të reja, sfida për të nesërmen, ripozicionime në treg, objektiva biznesi, etj. Sigurisht kjo realizohet në një mjedis sa më optimal, nëpërmjet interaktivitetit dhe ushtrimeve në skuadër edhe në disa raste të shoqëruar edhe nga aktivitet “Team Building”.

Nëse Team Building ka për qëllim parësor ushqimin e marrëdhënieve dhe motivimin e tyre, “Retreat” siç përmendet më lartë synon rritjen e produktivitetit por këtë herë jashtë ambientit rutinë të punës. Në një “Retreat” shkëmbehen dhe analizohen ide për të cilat nuk gjehet asnjëherë kohë dhe përqëndrim i mjaftueshëm në mjedisin e zakonshëm të biznesit, një kohë për të ndaluar dhe për të menduar për biznesin.

Një dallim tjetër midis tyre është qëllimi për të cilin biznesi do ti përdori që varet shumë edhe nga mosha e kompanisë. Start-up apo biznese që konsiderohen më të reja në treg zgjedhin ende aktivitete “Team Building” për të ushqyer marrëdhëniet midis ekipeve dhe vlerat koorporative që biznesi ka, për të vijuar më tej me aktivitet “Retreat” sipas qëllimit që ato kanë.

Pavarësisht moshës së kompanisë, objektivit të biznesit në ditët e sotme kemi mjaft mjete për të motivuar një skuadër dhe për ta bërë atë të kthehet në zyrë me një sinergji të re që transformon punonjësit në punonjës më produktivë dhe më të motivuar.

EPPC ofron gjithë suportin e nevojshëm për të identifikuar se në cfarë faze është kompania juaj dhe cili nga këto mjete zhvillimi do të ishte i përshtatshëm për qëllimin tuaj të biznesit.

Për më shumë na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

EPPC Albania & Kosovo.