Slider

Formula e të ndjerit mirë

Kërkimet në lidhje me çfarë i bën njerëzit të ndihen të lumtur kanë sjellë si rezultat një ekuacion që njihet si Formula e të Ndjerit Mirë.

Në këtë formulë janë identifikuar 6 faktorë, të cilët të vendosur së bashku në kombinimin e duhur, e lumturojnë njeriun.

Faktorët janë:

  • Jeto Momentin (M);
  • Ji Kureshtar (K);
  • Bëj diçka që e Dashuron (D);
  • Mendo për të Tjerët (Tj);
  • Ushqe Marrëdhëniet (U)
  • Kujdesu për Trupin (T).

M Jeto momentin – vlerëso momentet e bukura, buzëqeshjet, fjalët, tingujt, aromat dhe pamjet çdo ditë. Kujtohu që ta bësh këtë në çdo orë të ditës kur je zgjuar.

K Ji kureshtar – eksploro një herë në ditë aspektet e panjohura, misterioze, të ndërlikuara dhe të pasigurta të botës në të cilën jetojmë.

D Bëj diçka që e dashuron – nëse ka diçka që na ofron bazat për ta jetuar jetën mirë, ajo është prania e aktiviteteve që janë të rëndësishme dhe që na gëzojnë. Bëje këtë një herë në punë dhe një herë gjatë kohës së lirë.

TjPara së gjithash, mendo për të tjerët – bëj komplimente, bëj diçka të mirë dhe dëgjo. Kjo nuk është diçka e vetvetishme sepse shumë nga ne besojnë se duhet të duash veten para se të duash të tjerët. Shkenca thotë se kjo nuk është e vërtetë. Bëje këtë 5 herë në ditë dhe shpejt do provosh ndjesinë pozitive që merr kur bën që dikush të ndjehet mirë.

UUshqe marrëdhëniet – kushtoji kohë partnerit, një shoku apo një pjesëtari të familjes 2 herë në ditë. Shkencëtarët kanë zbuluar se kur vëzhgon njerëzit më të lumtur në planet secili nga ata ka një marrëdhënie të ngushtë dhe domethënëse me dikë tjetër.

TKujdesu për trupin – nuk është e nevojshme që të keni vetëm 3% ind dhjamor në trup dhe as nuk nevojitet që të bëni tre sesione me 15 pompa. Të kujdesesh për trupin nënkupton të hash në mënyrë të shëndetshme të paktën 3 herë në ditë dhe t’i kushtosh stërvitjes çdo ditë 30 minuta.

Për të lexuar artikullin e plotë mund t’i drejtoheni adresës: