3 këshilla se si të fitoni një punë kur nuk keni përvojë
Të sapo diplomuarit e gjejnë shpesh veten përpara dilemës së përhershme: Si të fitoni një punë kur nuk keni përvojë dhe si të fitoni përvojë pa nisur një punë?
Shikoni përtej arritjeve akademike
Çelësi është që të përqëndroheni në aftësitë e fituara gjatë viteve akademike dhe të shpjegoni se si ato ndihmojnë në pozicionet që po aplikoni. Kini parasysh se kompozimi i CV-së suaj është një nga detyrat më të rëndësishme për të nisur karrierën tuaj, ndaj sigurohuni që ajo të tërheqë vëmendjen e duhur me shikim të parë. Rekrutuesit mendohet të shpenzojnë maksimumi 6 sekonda për cdo CV që mbërrin në e-mailin e tyre.
Reklamoni arritjet tuaja më të mira
"Të dini se për cfarë arritjesh janë të interesuar punëdhënësit, është kritike për strategjinë tuaj të kërkimit të punës". Punëkërkuesit duhet të theksojnë kontributet që kanë bërë dhe që ilustrojnë aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme. Mos harroni të siguroni referenca të cilat mund të konfirmojnë kontributet dhe arritjet tuaja.
Tre këshilla që kredencialet tuaja të shkëlqejnë:
- Pyesni kolegët/personat që t'ju thonë cilat janë cilësitë tuaja më të mira, mangësitë tuaja dhe si mund të përmirësoheni.
- Kërkoni shembujt më të mirë të CV-ve dhe përcaktoni nëse përmbajtja dhe formati funksionojnë për ju.
- Mos harroni përdorimin e fjalëve kyce. Punëdhënësit kërkojnë shembuj specifikë të aftësive tuaja që përputhen me nevojat e tyre.
Burimi: Hays Blog.