Slider

Vlerësimi 360 gradë

Nga Dalina Gjicali, Konsulente e Lartë dhe Trajnuese

EPPC si partner ekskluziv i çertifikuar i Extended DISC në Shqipëri dhe Kosovë, prezanton në këto tregje vlerësimin 360°. Vlerësimi 360 ° si një platformë online i lejon klientit të kryejë një vlerësim të përshtatur sipas nevojave të tij për të marrë një feedback 360°.

Ky produkt ofron një pamje gjithëpërfshirëse të një punonjësi nëpërmjet një procesi të automatizuar dhe plotësisht anonim.

Vlerësimi 360 gradë luan një rol të rëndësishëm në kompanitë më të suksesshme, përmes aftësisë që ky vlerësim ka për të siguruar informacion të strukturuar dhe të detajuar në lidhje me ecurinë aktuale të ekipit. Menaxhuar në mënyrë profesionale, ky vlerësim rrit vetëbesimin tek punonjësi dhe ndërgjegjësimin për atë që do të kërkohet nga punonjësi në të ardhmen për të mundësuar një plan të detajuar dhe të rëndësishëm për zhvillimin e tij më tej.

Përfitimet e Vlerësimit 360 gradë:

  • Identifikimi i zonave për zhvillim;
  • Krijimi i planeve të zhvillimit personal;
  • Përcaktimi i objektivave të biznesit;
  • Rritja e vetëbesimit dhe ndërgjegjësimit;
  • Motivimi për ndryshimin e sjelljes;
  • Zona ku është i nevojshëm trajnimi.

Pranojini rezultatet tuaja në një frymë të hapur, dhe jo-kundërshtuese e protektive. Të mendoni direkt se “Kush e ka shkruar këtë për mua”, nuk është qasja e duhur.

Ne jemi të përkushtuar t'ju mbështesim që të përdorni qasjen e duhur ndaj këtij vlerësimi!