Slider

Muzika në Punë – Ndikon apo jo në produktivitetin tonë?

Ndikon vërtet muzika në produktivitetin tonë?

Sic pritet, për dy komponent kaq kompleks si muzika dhe produktiviteti - lidhja mes tyre nuk është aspak e thjeshtë.

Një studim nga neuropsikolog të Mindlab International sugjeron se rryma të ndryshme muzikore përshtaten më mirë me detyra të ndryshme

90% e punonjësve performojnë më mirë kur punojnë teksa degjojnë muzikë.

Të gjitha këto shtojnë të dhënat pozitive lidhur me impaktin e muzikës me produktivitetin. Nëse muzika mund të ketë një influencë kaq të madhe në produktivitetin dhe mirëqënien e individëve në punë, ndoshta duhet të planifikojmë rreth saj në mënyrë më proaktive sesa thjesht ti lëmë individët të dëgjojnë çfarëdo tingulli që pëlqejnë?

88% e punonjësve janë më produktiv gjatë punës së tyre kur dëgjojnë dhe muzikë ndërkohë.

Studimi ju lë duke imagjinuar hapsira të posaçme në zyra me tinguj muzike të përzgjedhura me kujdes për individ që ushtrojnë profesione dhe detyra të ndryshme: Dhomë me muzikë klasike për individët që punojnë me kode dhe numra, një hapsirë me tinguj Pop për menaxhim llogarie, mbase dhe një hapsirë të izoluar nga muzika për shkrimtarët.

65% drejtues biznesesh besojnë se muzika i bën punonjësit më produktiv..

Një gjë është e qartë: Vendosni muzikën e duhur në vendin tuaj të punës dhe mund të ecni me hapa të medhenj përpara konkurrencës suaj.

Burimi: LinkedIn Post / Jason Miller