Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKBase.class.php on line 435

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79
Mësimi në internet: si të përvetësoni aftësi të reja gjatë izolimi
Slider

Mësimi në internet: si të përvetësoni aftësi të reja gjatë izolimi

Për shumë prej nesh që jemi në izolim, mund të ndjehemi sikur koronavirusi e ka vënë botën në pritje ndërsa presim për lirimin nga ky “burgimi i përkohshëm”. Por një numër i njerëzve po përdorin këtë kohë për të zhvilluar edhe më shumë aftësitë e tyre, me regjistrim në platformat e të mësuarit online, siç janë: edX, FutureLearn dhe Coursera, të cilat ofrojnë kurse për shumicën e profileve. Coursera, për shembull, ka pasur një rritje të tetëfishtë në regjistrimet për kurse shkencore sociale, zhvillim personal, arte dhe shkenca humane që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit.

Kushtimi i një pjese të kohës sonë karantine për vetë-edukim ka kuptim. Përveç ndihmës për të forcuar karrierën tuaj gjatë kësaj pasigurie ekonomike, të mësuarit e një aftësie të re mund t'ju japë një ndjenjë të kontrollit që do t'ju ndihmojë të përballoni ankthin e krijuar nga epidemia.

Siç thotë James Wallman në librin e tij të titulluar Koha dhe si ta shpenzoni atë, thekson se rritja personale është thelbësore për shumë teori psikologjike të lumturisë afatgjatë. Pra, megjithëse një orë të dëgjosh një ligjëratë mund të mos jetë aq tërheqëse sa kënaqësia e çastit në TV ose media sociale, por ajo do të ju çojë në një dobi më të madhe për jetën në një afat të gjatë. “Mund të thoni që njerëzit janë si biçikleta: nëse nuk po shkon drejt diçkaje bie," thotë Wallman. Dhe kur jemi në distancim shoqëror, kurset online janë një nga mënyrat më të mira për ta kaluar vështërësinë e izolimit.

Cfarë përfshijnë kurset?

Ato dallojnë nga platforma në platformë, megjithëse shumë ndjekin të njëjtin model bazë. Me platformat më të mëdha si edX, Coursera dhe FutureLearn, ju mund të zgjidhni kurse të lidhura me universitetin - kështu që ju e dini që jeni duke u mësuar nga ekspertë të fushës. Kurset janë me gjatësi të ndryshme - disa orë, javore apo mujore - dhe zakonisht përfshijnë ligjërata video, leximi i teksteve dhe teste të rregullta për të kontrolluar kujtesën tuaj dhe të kuptuarit e planprogramit. Në shumë raste regjistrimi është falas, por mund të ju duhet të paguani për të marrë një certifikatë që verifikon se e keni mbaruar kursin.

Cfarë duhet të pres unë nga një kurs?

Nëse ju keni për qëllim zhvillimin profesional dhe duke marrë parasysh koston e certifikatës, ju mund të hulumtoni nëse punëdhënësit e njohin atë kualifikim. Qëllimi i Coursera tregon se rreth 30 kompani tani pranojnë kursin e lidhur me Google për menaxhimin e IT, p.sh. Shqyrtimet mund t'ju udhëheqin për këtë, siç mund të përshkruajnë kurset, të cilat nganjëherë përfshijnë statistika nga sondazhet e studentëve për përfitimet profesionale që vijnë nga përvoja.

Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni një kurs të vështirësisë së duhur - diçka që shkon përtej zonës suaj të rehatisë - duke u angazhuar sa duhet për të zënë mendjen tuaj, por jo aq ambicioze sa të dalë zhgënjyese. Në këtë mënyrë, do të arrini të humbni kohën e duhur dhe përqendrimi i thellë do të ndjehet shumë më i dobishëm se sa të lëvizni nëpër mediat sociale.

Si mund të qëndroj i motivuar?

Edhe nëse keni zgjedhur një kurs të përshtatshëm në mënyrë të përsosur për qëllimet tuaja, ju mund të shihni që entuziazmi juaj fillestar të avullojë dhe disiplinat tuaja të zakonshme. "Mungesa e rutinës dhe koha është shpesh pengesa më e madhe," thotë shkrimtari dhe përdoruesi i rregullt i Mooc, Bianca Barratt. Këshillat e saj janë të përpiqeni të vendosni një orar dhe "ta trajtoni atë si një klasë fizike për të cilën jeni regjistruar. Bëjeni një përpjekje me ushtrimet e klasës dhe detyrat e shtëpisë dhe përfundoni kursin në mënyrë të plotë. "

Një strategji tjetër e mirë, sipas Anant Agarwal, themeluesit dhe CEO i edX, është të gjeni një "mik studimi ose të formoni një grup më të madh të mësimit, në mënyrë që ata të motivojnë njëri-tjetrin dhe të shijojnë kursin së bashku". Ju mund të bëni një pakt me njerëz që tashmë i njihni, ose mund të lidheni me njerëz nga forume diskutimi që shoqërojnë kursin. Ashtu si shokët e klasës në një shkollë apo universitet tradicional, ju mund të ndihmoni njëri-tjetrin për të kuptuar materialin e vështirë dhe ndjenja e përgjegjësisë mund t'ju nxisë kur të gjeni shpërqendrime duke ju larguar nga qëllimi juaj.

Cfarë të bëjë pasi ta mbaroj kursin?

Për disa, ky mund të jetë vetëm fillimi i udhëtimit - duke ju siguruar një besim më të madh për të mësuar dhe motivimin për ta vazhduar atë më tej. Nëse zbuloni se jeni të fiksuar, shumë prej platformave gjithashtu ofrojnë bachelor të akredituar dhe diploma master nga universitete të zgjedhura, megjithëse kjo do të jetë më e shtrenjtë.

Për të tjerët, përfundimi i një kursi të vetëm do të jetë i mjaftueshëm. Por, cilido qoftë qëllimi juaj, kërkimi për të mësuar një aftësi ose disiplinë të re mund të jetë shpërqendrimi i përsosur nga zhgënjimet e vetë-izolimit - duke ju lejuar të lidheni me njerëz të rinj dhe ta shndërroni këtë periudhë në një kohë ndriçimi dhe vetë-zbulimi.

Burimi: The Guardian

Përshtatur ne shqup nga EPPC Kosovo