8 Këshilla për një intervistë të suksesshme në Skype
Përdorimi i Skype lejon punëdhënësit të intervistojnë kandidatë nga kudo, edhe nga shtëpia. Në këtë periudhë izolimi, intervista në Skype shpesh herë është hapi i parë në një proces rekrutimi, ndaj është e rëndësishme që jetë i suksesshëm.
1.Krijoni një ambient të përshtatshëm për intervistën tuaj në Skype
Fillimisht, mendoni se ku do ta zhvilloni intervistën tuaj në Skype. Sapo të vendosni këndin më të përshtatshëm në shtëpi, sigurohuni që të ketë ndriçimin e duhur dhe sfondi të jetë sa më i qartë pasi vëmendja e tyre duhet të jetë tërësisht mbi ju.
2. Mësoni më shumë mbi përdorimin e Skype dhe funksionet që ofron
Skype ka shumë funksione që mund të jenë të dobishme gjatë një intervistimi. Ju mund tiu duhet të ndani ekranin ose dokumenta të tjerë me intervistuesin tuaj, për të cilat duhet të njihni mirë Skype në mënyrë që të jeni të përgatitur për çdo kërkesë.
3. Bëni një video-telefonatë provë në Skype një ditë para intervistës
Një ditë para intervistës tuaj në Skype, organizoni një video-telefonatë provë me një anëtar të familjes ose një mik - kjo do t'ju bëjë të ndiheni më të sigurt në përdorimin e Skype dhe të siguroheni se kamera dhe mikrofoni funksionojnë mire.
4. Sigurohuni që profili juaj në Skype është profesionale
Impakti i parë i intervistuesit me ju, është fotografia e profilit tuaj në Skype dhe emri i përdoruesit, ndaj sigurohuni që të dy këto elementë të jenë sa më profesional.
Dita e Intervistimit
5. Logohuni dhe bëhuni gati përpara orarit të intervistimit
Sigurohuni të hyni në Skype dhe të keni cdo detaj në rregull të paktën 10 minuta para kohës së fillimit të intervistës. Kjo do të mundësojë që të jeni gati dhe të prisni telefonatën nga intervistuesi.
6. Përcaktoni statusin tuaj në Skype
Rekomandohet që të vendosni statusin tuaj në Skype "mos më shqetësoni" (do not disturb) ose të padukshëm. Ky është një hap esencial për të siguruar që nuk shqetësoheni nga thirrjet e tjera që mund t’ju vijnë në Skype gjatë intervistës suaj.
7. Gjuha e trupit është thelbësore - edhe nëpërmjet kameras
Përshtypjet e para formohen brenda shtatë sekondave parë të takimit, ndaj gjuha juaj e trupit ka një rol të rëndësishëm në mendimin që formon intervistuesi për ju. Gjatë intervistës suaj në Skype, sigurohuni që të shikoni drejtë tek kamera në internet kur flisni dhe jo në ekran - kjo do t'ju ndihmojë të mbani kontaktin me sy. Mos harroni të uleni drejt dhe të buzëqeshni për t'i treguar intervistuesit se jeni një komunikues i sigurt dhe jeni i angazhuar në procesin e intervistimit.
8. Ruani qetësinë nëse krijohen probleme teknike
Në situate tilla është e rëndësishme të ruani qetësinë. Mënyra si ju reagoni kur gjërat nuk shkojnë sipas planifikimit, mund t'i zbulojë punëdhënësit tuaj aftësinë që ju keni për të trajtuar me qetësi dhe në mënyrë proaktive situatat e vështira.
Teksa teknologjia bëhet gjithnjë edhe më prezent në shumë procese rekrutimi, me shumë gjasa do t’ju duhet të zhvilloni intervista në Skype. Duke ndjekur këshillat e mësipërme dhe duke i kushtuar kohë përgatitjes suaj të plotë, nuk ka dyshim se do të jetë një sukses.
Burimi: Hays Blog
Përshtatur në shqip nga EPPC