7 Libra që mund të lexoni gjatë periudhës së izolimit
Përtej të gjithë ndodhive në botë, një libër i mirë mund të ofrojë një komoditet, qartësi ose një arratisje nga realiteti. Teksa pandemia COVID-19 vazhdon dhe shumë prej nesh po kërkojnë mënyra argëtimi ndërsa qëndrojnë në shtëpi, leximi ështe një zgjedhje perfekte.
Ky mund të jetë momenti për të lexuar me kënaqësi romanin epik që keni pasur përgjithmonë dëshirë të lexoni, rishikoni një libër të vjetër të preferuar ose të provoni të lexoni diçka të re, larg nga zona e rehatisë suaj në librat që zgjidhni.
Më poshtë disa sugjerime nga ekipi ynë:
1-Rizgjimi i Luanit nga David Iche
Një libër i mrekullueshëm, që hap si askush tjetër shumë diskutime për tema shumë të rëndësishme që kanë shqetësuar njeriun në fushën e filozofisë, historisë, astronomisë, okultizmit, të para të gjitha këto nën këndvështrimin e konspiracionit.
2- Mposhtja e Djallit nga Napoelon Hill
Hilli përpiqet të na njohë me pengesat më të mëdha me të cilat përballemi për të arritur qëllimet tona personale. Te këto pengesa ai fut frikën, zvarritjen, zemërimin dhe xhelozinë, si mjete të orkestruara nga vetë djalli. Këto mënyra të fshehura të vetëkontrollit mund të na çojnë në vetëshkatërrim, ndaj Hilli zbulon shtatë parime e suksesit, të cilat na mundësojnë ne të triumfojmë mbi to dhe të shkojmë drejt suksesit.
3- Mjeket nga Erich Segal
Një përshkrim fantastik i jetës së disa mjekëve, me dy personazhet kryesore Barney Livingston dhe Laura Castellano, i shtrirë në disa dekada dhe përshkruan tërësisht jetën e burrave dhe grave në fushën e mjekësisë dhe zbulon çdo aspekt të errët në lidhje me të.
4 – Padurimi i Zemres ( Beware of Pity) – Stefan Zweig
Zweig ishte një mjeshtër anatomist i zemrës mashtruese, dhe Padurimi i Zemres, zbulon farën e egoizmit edhe brenda ndjenjave më të mira. Një oficer i ri i kalorësisë është i ftuar në një festë në shtëpinë e familjes më të pasur në qytetin ku ai është i vendosur
Ai e sheh vajzën mikpritësit të ulur me gra, këmbët e saj të mbuluara nga një batanije. Pa ditur se këmbët e saj të shpërfytyruara janë të padobishme, ai i kërkon asaj një kërcim). Gjithçka merr tatëpjetën nga ai momenti.
5- Historia e Shkurtër e Kohës – Stephen Hawking
Kozmologu dhe shkrimtari i njohur anglez Stephen Hawking arrin të kthejë disa nga pyetjet më të thella të botës – Si filloi universi? Çfarë ndodh në fund? — në një lexim tërheqës, tek libri i tij “Një histori të shkurtër të kohës”. Një udhëzues modern i fizikës për lexuesit e përgjithshëm, ky libër arrin të bëjë elementët më misteriozë të universit, vrimat e zeza dhe kuarkët, mbretërorë, të lehtë dhe tërësisht të kuptueshëm dhe arritshëm për këdo.
6- Dashuria në Kohërat e Kolerës nga Gabriel Garcia Marquez
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri madje edhe me shenjat e kolerës.
7- Katër Marrëveshjet nga Don Miguel Ruiz
Një udhëzues praktik drejt lirisë personale. Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.