Slider

Arsyetim Logjik Abstrakt

A po kërkoni të rekrutoni dikë me aftësi të jashtëzakonshme organizative, i cili mund të mendojë në mënyrë realiste?

Vlerësimet e arsyetimit logjik abstrakt japin të dhëna mbi aftësitë e një kandidati, që përfshijnë:

  • Aftësinë e individit për të kuptuar ndërlidhjen midis koncepteve të ndryshme dhe për të matur peshën e secilit koncept.
  • Aftësinë e individit për të kuptuar se si dukuri të ndryshme lidhen me njëri-tjetrin. Ai mat gjithashtu se sa mirë e kupton personi “helicopter view” dhe nga cfarë komponentësh përbehet.
  • Aftësinë e individit për të identifikuar ngjashmëritë dhe ndryshimet në koncepte dhe detaje.

Kur keni nevojë për një kandidat i cili mund të aplikojë ide konceptuale dhe në zgjidhje praktike, apo të identifkojë trendet e reja kur ato shfaqen, keni nevojë për një kandidat që ka rezultat të lartë në arsyetimin logjik abstraktë. Këta individë janë të aftë në planifikim, organizim, delegim dhe krijim të sistemeve. Aftësi të tilla kërkohen për analistët e sistemit, menaxherë projektesh, IT, punonjës në fusha si zhvillim biznesi, research, etj.