Customer Experience & Business Performance

Duration: 2 Dite
Start: 09:00
End: 16:00
Language: Shqip

Prezantimi i trajnimit:

Ky trajnim është dizenjuar për të ndihmuar pjesëmarrësit që të jenë më të suksesshëm kur shesin.Trajnimi synon që të strukturojë më tej forcën tuaj shitëse, t`iu rrisë vetëbesimin dhe t`iu mësojë teknika të ndryshme dhe të vlefshme, të cilat mund të përdoren në çdo aspect të procesit të shitjes. I gjithë trajnimi do të jetë shumë ndërveprues dhe të gjitha temat do të mbështeten më ushtrime, punë në grup si dhe ushtrime me role dhe në terren.

Temat që do të trajtohen:

  • Hyrje në shitje (Prezantimi, shitja & përkufizimi i shitjes);
  • Bazat e shërbimit dhe shitjes;
  • Zona tipike probematike (Pëlqeje punën ; ji pozitiv, buzëqesh; mos u demoralizo; prezantimi presonal, trajtimi individual etj);
  • Shitja e drejtpërdrejtë, “Pesëhapshi”
  • Zona e shërbimit ndaj klientit (Përshtypja e parë; burimi i klientit besnik );
  • Cikli i shërbimit (Tkurrja dhe aplifikimi i nivelit të shërbimit ndaj klientit);
  • Çfarë është ndryshe sot (Tejkalimi i pritshmërive);
  • Harta e eksperiencës së klientit;
  • Si ti trajtojmë ankesat?
  • Konkluzione dhe mbyllje.

Grupi i interesit:

I domosdoshëm për të gjithë punonjësit që janë në kontakt direkt me klientin, si dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në mënyrë indirekte në gjenerimin e shitjeve dhe ofrimin e një shërbimi WOW te klienti.

Përfitimet tuaja:

  • Ky trajnim sygjeron ide, jep njohuri, mënyra dhe teknika që ndihmojnë stafin të jenë më të suksesshëm në gjenerimin e shitjeve;
  • Ndihmon punonjësit në ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shërbimit ekselent dhe impaktin e tij në shitjet e kompanisë;
  • Ndihmon në rritjen e kënajqësisë në punë si dhe ndihmon për të kuptur se çfarë është e nevojshme për të qënë I suksesshëm në punë.

Të përfshira:

  • Materialet didaktike gjatë trajnimit;
  • Certifikim për pjesmarrje të sukseshme;
  • Feedback verbal tek përfaqësuesit e kompanisë;

Konfirmimi:

  • Ju lutem të na konfirmoni № e punonjësve që dëshironi të dërgoni në këtë trajnim.
  • [1. Emër – Mbiemër; 2. Pozicioni;.]

Ne jemi të angazhuar për t’ju ofruar një shërbim sa me cilësor, shërbim që do t’ju shtoj Ju më shumë vlerë në biznesin tuaj.