The Art Of Coaching
- Duration: 2 Dite
- Start: 09:00
- End: 17:00
- Language: Shqip
Prezantimi i trajnimit:
Coaching tashmë është provuar të jetë një praktikë e dobishme për individët dhe kompanitë. Praktika
ka treguar se trajnimi i përqendruar në zgjidhje, i kombinuar me teknikat NLP, ka zhvilluar integrimin e aftësitë më të mira coaching për mijëra individë, qofshin menaxherë dhe jo menaxherë.
Ky është një program intensiv i që ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit dhe integrimin e aftësive kryesore të coaching.
Ky program do t'ju mundësojë të njiheni me qasjen Coaching, qasje e cila njëkohësisht do t'ju lejojë
të përmirësoni aftësitë e vetë-zhvillimit dhe shumë kompetenca menaxheriale. Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të:
• mësojnë si të motivojnë dhe frymëzojnë njerëzit
• të ofrojnë feedback efektiv dhe mbështetës
• caktojnë prioritetet për performancën
Temat që do të trajtohen:
Dita 1
- Çfarë është Coaching?
- Krijimi i Raportit;
- Aftësi thelbësore për komunikim efektiv në stilin e Coaching
a. Dëgjim aktiv: të dëgjuarit me interes të vërtetë (Praktikohuni në çifte)
b. Pyetjet e duhura (Planifikimi i pyetjeve për vendosjen e qëllimeve të forta dhe të qarta)
c. Praktika në grupe treshe: Pyetje të hapura kundrejt këshillave
d. Kornizimi i Feedback-ut për dërgimin e mesazhit në mënyrë efektive (Feedback pozitiv, konstruktiv dhe neutral).
e. Ushtrim në grupe dyshe: Përdorimi i feedback për krijimin e mirëkuptimit të ndërsjellë.
Dita 2
- Një strukturë për Coaching.
- Mjete të dobishme Coaching për lehtësimin e progresit
f. Kuptimi i strukturës së bisedës në stilin e Coaching.
g. Scaling - Matja e progresit te coaching (Praktikohuni në çifte) - Stërvitja e ekipit;
- Rreziqet e mundshme.
- Modeli T-GROW
Zhvillimi i trajnimit:
Trajnimi është krijuar duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të coaching-stërvitjes. Trajnimi do të zhvillohet duke përdorur shembuj dhe taktika praktike dhe duke pasur pjesëmarrjen e angazhimin tuaj gjatë gjithë kohës. Trajnimi do të mbulojë 7 tema dhe do të zhvillohet pa PC ose aplikime të tjera.
Konfirmimi:
- Ju lutem të na konfirmoni № e punonjësve që dëshironi të dërgoni në këtë trajnim.
- [1. Emër – Mbiemër; 2. Pozicioni; 3. Vite/muaj pune.]