Project Management

Duration: 2 Dite
Start: 09:00
End: 16:00
Participants’ no: Min 12 - Max 16
Language: Shqip

Prezantimi i trajnimit:

" Ne jetojmë në Ekonominë e Projekteve, ku projektet janë forca shtytëse e çdo kompanie. Asnjë projekt nuk është si një tjetër. Secili projekt ka objektiva, aftësi, njerëz dhe burime financiare të ndryshme.”

Përgjatë historisë njerëzore, menaxhimi i projekteve është praktikuar gjithmonë në mënyrë joformale, por ai filloi të shfaqet si një profesion i veçantë në mesin e shekullit të 20-të. Të motivuar nga nevoja për të adresuar çështjet e planifikimit dhe burimeve të lidhura me projekte gjithnjë e më komplekse, lindi nevoja për të përcaktuar dhe standardizuar mjetet për një profesion të ri.

Sot, ne bëjmë më shumë projekte se kurrë më parë, marrim pjesë në më shumë projekte se kurrë më parë dhe ku puna e shumë individëve konsiston në një mori projektesh. Suksesi apo dështimi i një projekti janë thelbësor për kompaninë, e për pasojë menaxhimi i tyre nuk mund të lihet në dorë të fatit apo menaxhimit rastësor. Ky trajnim do t’ju ofrojë aftësitë dhe njohuritë e duhura për të përmirësuar më tej menaxhimin e projekteve. Ai do t’ju ndihmojë që të keni qasjen e duhur ndaj projekteve, si edhe do t’ju ofrojë një strukturë solide për të garantuar disiplinë në çdo hap të projektit.

Temat që do të trajtohen:

Dita e 1-rë

  • Hyrje në menaxhimin e projekteve;
  • Misioni i projektit;
  • Planifikimi i projektit (Buxheti – Njerëzit - Koha);

Dita e 2-të

  • Zbatimi;
  • Vlerësimi/kontrolli i projektit;
  • Projekti dhe njerëzit;
  • Konkluzione & mbyllja.

Përfitimet tuaja:

  • Do të jeni të qartë për ciklin jetësor të projektit.
  • Do të jenë në gjendje të vlerësoni zbatimin e një projekti.

Të përfshira:

  • Organizimi 2 ditë (Salla, drekat, pushimet e kafesë, etj.);
  • Të gjitha materialet didaktike gjatë trajnimit;
  • Certifikata e pjesëmarrjes;
  • Mjetet personale të punës.

Konfirmimi:

  • Ju lutem të na konfirmoni № e punonjësve që dëshironi të dërgoni në këtë trajnim.
  • [1. Emër – Mbiemër; 2. Pozicioni; 3. Vite/muaj pune.]

Ne jemi të angazhuar për t’ju ofruar një shërbim sa me cilësor, shërbim që do t’ju shtoj Ju më shumë vlerë në biznesin tuaj.