Finance For Decision Makers

Duration: 2 ditë, ditën e Mërkurë dhe të Enjte
Start: 09:00
End: 16:00
Language: Shqip

Prezantimi i trajnimit:

"Në ditët e sotme është domosdoshmëri për çdo drejtues që të njoh shifrat dhe konceptet financiare bazë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatin e punës të çdo drejtuesi"

Trajnimi Financa për Drejtuesit është një nga trajnimet më të dobishme dhe premium në të gjithë botën për çdo drejtues.

Ky trajnim ju siguron aftësitë dhe njohuritë e nevojshme bazë për drejtuesit. Programi është shumë interaktiv dhe shpjegon terminologjinë e financave, dokumentet kryesore financiare, organizimin e financave dhe konceptet kyçe financiare si të ardhurat dhe kostot, matjen e fitimit, etj. Teoria është e kombinuar me shembuj praktikë, video dhe ushtrime. Ky trajnim do të zhvillohet pa PC ose aplikacione të tjera.

Temat që do të trajtohen:

Dita e 1-rë

  • Hyrje;
  • Bazat e terminologjisë financiare;
  • Departamenti i financës dhe ndërveprimi me departamentet e tjerë;
  • Të njohim Pasqyrën e të Ardhurave & Shpenzimeve dhe Bilancin;

Dita e 2-të

  • Kontrolli i brendshëm;
  • Buxhetimi – Si të përgatisim buxhetin?
  • Kontrolli analitik i raporteve;
  • Konkluzione dhe mbyllja;

Konfirmimi:

  • Ju lutem të na konfirmoni № e punonjësve që dëshironi të dërgoni në këtë trajnim.
  • [1. Emër – Mbiemër; 2. Pozicioni; 3. Vite/muaj pune.]