Ethics, Behavior and Communication at Work
- Duration: 1 Dite
- Start: 09:00
- End: 16:00
- Language: Shqip
Prezantimi i trajnimit:
“Nuk mund të bëhet ekonomi e mirë pa etike të mirë.” -Ezra Pound
Ky trajnim është dizenjuar për punonjësit të cilët nëpërmjet qasjes etike do të mund të përcaktojnë rolin dhe përgjegjësitë e tyre, si në lidhje më vetveten, eproret, koleget dhe me klientet e kompanisë.
Temat që do të trajtohen:
- Çfarë është etika në punë?;
- 8 aspektet bazë të etikës në punë;
- Komunikimi në punë;
- Paraqitja në punë, veshja, mirësjellja & marrëdheniet njerëzore;
- Përdorimi i pronës, pajisjeve dhe imazhit të Kompanisë;
- Konflikti, konflikti i interesit dhe hakmarrja;
- Konfidencialiteti;
- Ngacmimet dhe sjelljet e pahijshme;
- A është ky një rast jo-etik?;
- Pasojat individuale & të Kompanisë;
- Si ta luftojmë me zero tolerancë anti-etikën?;
- Pyetje & përgjigje.
Grupi i interesit:
- Ky trajnim është i përshtatshëm dhe i detyrueshëm për këdo që kontribon direkt apo indirekt për përmbushjen e objektivave të shitjes shitje, pa kufizuar drejtues, supervozore, menaxhere etj.
Përfitimet tuaja:
- Pjesëmarrësit do jenë më të ndjeshëm ndaj etikës së biznesit;
- Pjesëmarrësit do dinë si të veprojnë në rastet jo etike;
- Pjesëmarrësit do identifikojnë sjelljet jo etike të cilat dëmtojnë biznesin;
- Pjesëmarrësit do të jenë më eficent në shitje duke aplikuar parimet e etikës në biznes.
Të përfshira:
- Materialet didaktike gjatë trajnimit;
- Certifikim për pjesmarrje të sukseshme;
- Coffee Break;
- Feedback verbal tek përfaqësuesit e kompanisë;
Konfirmimi:
- Ju lutem të na konfirmoni № e punonjësve që dëshironi të dërgoni në këtë trajnim.
- [1. Emër – Mbiemër; 2. Pozicioni; 3. Vite/muaj pune.]
Ne jemi të angazhuar për t’ju ofruar një shërbim sa me cilësor, shërbim që do t’ju shtoj Ju më shumë vlerë në biznesin tuaj.