Po drejtuesit, çfarë mendojnë për punonjësit?
Nga Erald Pashaj
Zakonisht jemi mësuar që kur bisedojmë për problematikat punëdhënës – punëmarrës, pjesën më të madhe të barrës në lidhje me mentalitetin e drejtimit, mënyrën e trajtimit të problemeve, etj., ia ngarkojmë pronarit dhe drejtuesit, apo mungesës së aftësive të tyre në drejtimin e njerëzve. Unë jam i mendimit se ata janë faktori kryesor në këtë marrëdhënie dhe besoj në shprehjen “Peshku qelbet nga koka”, por a janë ndopak përgjegjës edhe punonjësit përkundrejt punëdhënësit?