Slider

Parashikimet për një karrierë të suksesshme në 2019

Të gjitha aspektet e zhvillimit dhe rritjes në karrierë po zhvendosen nga bota reale në atë virtuale. Të përgatisni profilin dhe “brandin” tuaj për botën dixhitale, do t'ju ndihmojë gjatë vitit 2019 dhe më tej.

Këto janë gjashtë trendet që duhet me patjetër ti kushtoni vëmendje në karrierën tuaj në 2019:

1-Personal Branding po bëhet më i rëndësishëm se kurrë

Teksa ekonomistët parashikojnë një ekonomi në rënie, gjetja e punës ideale do të bëhet edhe më konkurruese. “Të dallosh” mes të tjerëve do të jetë gjithnjë e më thelbësore. Kjo do të thotë të kuptosh se çfarë ju bën ju të vecantë dhe të jeni mjaftueshëm vizibël në mënyrë që të viheni re. Ky është personal branding. Investoni në profilin dhe “brandin” tuaj në mënyrë që të mbeteni të kërkuar dhe të qëndrueshëm edhe në rast se ekonomia bëhet më pak e qëndrueshme.

2-Brand-i juaj ka kaluar zyrtarisht online

Tashmë përshtypjet e para rrallë krijohen nga një shtrëngim dore. Ato nisin me kërkimin e emrit tuaj në Google. Ne jetojmë në ekonominë e marrëdhënieve, ku marrëdhëniet janë monedha e biznesit. Me rritjen e të punuarit në distancë, një brand digjital i fortë dhe i qëndrueshëm do të ndihmojë t'ju mbajë në vëmendje të kolegëve, drejtuesve dhe vendimmarrësve të tjerë.

3- Të mësuarit merr një rëndësi të re

Shpejtësia me të cilën biznesi po rritet, po shkon deri në pikën ku mund të bëhemi të pavlefshëm brenda një muaji. Të shpenzojmë kohë për të mësuar është absolutisht thelbësor. Mësoni nga bashkëmoshatarët tuaj, jini pjesë e komuniteteve online, shikoni video në YouTube dhe lexoni blogje. Identifikoni ato burime nga të cilat mund të mësoni dhe që do t'ju ndihmojnë të qëndroni vigjilentë. Pastaj investoni në to dhe angazhohuni për të mësuar diçka të re çdo ditë.

4- Video-ja është email-i i ri

2019 është viti kur videoja koniderohet si mjeti më i spikatur dhe i fuqishëm nga të gjitha mjetet e tjera të komunikimit në vendin e punës. Me rritjen e të punuarit në distancë, me njerëzit që ndihen distant në punë, dhe me zhurmën kaotike të konkurrencës në treg, videoja do të jetë mjeti që do t'ju lejojë të viheni re, të njiheni dhe të përcillni mesazhin tuaj.

5- Gjithësecili është një ambasador i kompanisë ku punon

Çdo punonjës duhet të luajë rolin e tij në komunikimin e mesazhieve që kompania ku punon ka synim të përcjellë. Kompanitë e dinë se "mesazhet e brandeve arrijnë 561% më tej kur ndahen nga punonjësit kundrejt të njëjtave mesazhe të komunikuara nëpërmjet kanaleve zyrtare të medias sociale". Drejtuesit e kompanive do të jenë të vëmendshëm ndaj punonjësve që marrin rolin e ambasadorit për kompaninë e tyre.

Burimi: Forbes