Slider

Punesime

Nuk ka punëdhënës perfekt, nuk ka punonjës perfekt por ka përputhje përfekte. Dhe ne bëjmë përputhjen.

EPPC - Punesime

Të gjesh stafin e përshtatshëm në raport me nevojat dhe kërkesat e një kompanie, kërkon padyshim vëmëndje, përkushtim, kohë, njohje të mire të tregut, aftësi dhe profesionalizëm. Në një treg konkurues, dinamikat e të cilit ndryshojnë në vazhdimësi, e rëndësishme është të identifikosh në mënyrë të shpejtë talentet më të mira, nëpërmjet një procesi të saktë të përzgjedhjes dhe seleksionimit të stafit, që të lejon të identifikosh dhe “tërheqësh” njerëz me aftësitë dhe kompetencat e duhura për pozicione të caktuara.

EPPC si një kompani me eksperiencë shumëvjecare dhe e provuar tashmë në ofrimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve të integruara në fushën e Burimeve Njerëzore, suporton kompanitë që duan të integrojnë stafin e tyre nëpërmjet procesit të “Kërkim dhe Seleksionimit të Stafit”.

EPPC vendos në dispozicion të kompanive një rrjet rekrutuesish ekspertë të cilët ofrojnë cilësinë dhe zgjidhjet e duhura gjatë procesit të përzgjedhjes dhe seleksionimit, duke marrë në konsideratë nevojat dhe kërkesat e kompanisë, specifikat dhe vecantitë e tregut dhe sektorëve të ndryshëm, duke i ofruar suportin dhe konsulencën e duhur kandidatëve dhe kompanive në rrugën e tyre rritjes drejt zhvillimit.

Ekipi i EPPC përbëhet nga profesionistë të dedikuar për zhvillimin e aftësive, kompetencave dhe profesionalizmit, si dhe rekrutimin dhe vlerësimin e profileve të kualifikuar dhe specializuar. Konsulentët tanë janë pikë referimi për kandidatët që kërkojnë mundësi të reja profesionale si dhe për kompanitë që kërkojnë punonjës të rinj për tu bërë pjesë e ekipeve të tyre.

Mundësi punësimi me EPPC

Deshmi nga Kandidatet

Sofjon Dhimitri

Sales Representative for Albania & Kosovo - Philips

Sales Representative for Albania & Kosovo - Philips Mund të them me plot bindje që ndihem i privilegjuar që kam patur mundësinë të punoj me një zyrë si kjo e EPPC-së. Standarde Europiane, staf i zgjedhur dhe profesional. Ambient pozitiv dhe mikëpritës.

Read more

Eralf Deda

Sales Representative – Danone

Mund të them me bindje se në EPPC përvec se pata fatin të rekrutohem dhe të punësohem, gjithashtu mu dha mundësia të krijoj njohje me njerëz profesionist dhe korrekt qe e njohin shumë mirë punën e tyre dhe kanë vizionin e duhur për ta bërë këtë punë.

Read more

Eradi Mertiri

Senior Accountant – Iute Credit

Unë kam patur një bashkëpunim të shkëlqyer me EPPC. Shumë profesional dhe më kanë mbajtur update përgjatë gjithë procesit tim të rekrutimit. Falë tyre sot jam në një kompani dhe në pozicionin që gjithmonë kam kërkuar. Faleminderit EPPC.

Read more

Aldi Pojani

Partner Relationship Manager - Iute Credit, Dega Korcë

Vlerësoj EPPC si një nga kompanitë më të mira në tregun shqiptar për rekrutimin e individëve në mënyrën më cilësore, ambicioze dhe pozicionimin në tregun e punësimit me saktësi dhe shpejtësi. Për të gjetur më të mirën duhet të bashkëpunosh me më të mirët.

Read more

Jetmir Rumija

Store Manager – LC Waikiki Shkodër

Jeni më të mirët drejt rrugës së suksesit në karrierë

Read more

Melsen Caca

Finance Director - Neptun Albania

EPPC has been very proactive, friendly and supportive throughout the recruitment process.I would be happy to recommend EPPC to everyone that is looking to boost the professional career

Read more