Where the best meet!
Slider

About Us

ep & partners consultancy (eppc) sh.p.k was established on April 2009 in Tirana, Albania. EPPC was created to support the companies operating in Albania and Kosovo about staff development and to facilitate them on HR Services. We are the leading human resources company in the region.

EPPC covers 4 main areas/is active in the fields of: staff training and development; search and selection; consultancy and salary survey as well as staff leasing. With a solid structure that consists of four main departments our consultants offer tailor – made solutions focusing on client’s need.

EPPC Team , Ekipi EPPC ,EPPC Albania, EPPC Kosove
  • Written by Super User
  • Published in Blog
  • Hits: 15644
  • Print ,

Nga Erald Pashaj

Në përditshmërinë e punës sime takohem me sipërmarrës vendas çdo ditë dhe flas hapur me ta duke menduar që kuptohemi për rëndësinë e burimeve njerëzore, detyrat që kryejnë BNj dhe sa i rëndësishëm është ky departament për ecurinë e biznesit. Natyrisht ka edhe raste që megjithëse marr një pohim nga ana tjetër, e vë re nga gjuha e tyre e trupit që nuk janë të qartë, ose nuk e vlerësojnë aq sa thonë me fjalë. Por ka edhe raste kur punonjës që punojnë në role të ndryshme drejtuese nuk janë të qartë se cilat janë detyrat e departamentit të BNj. Duke marrë shkas nga sa më lart, mendova që të ndaj shumë shkurt mendimin tim për detyrat kryesore që mbulojnë BNj. Natyrisht që dimensionet e BNj varen nga madhësia e kompanisë, kompleksiteti i strukturës, rëndësia e disiplinës ose kreativitetit (se nuk para qëndrojnë të dyja bashkë), pra mund të them se ka edhe shumë detaje të tjera për të bërë një paraqitje ideale të detyrave, por mendoj që 6 janë detyrat më kryesore:

1.Rekrutimi i punonjësve të rinj.

Rekrutimi i punonjësve është një nga detyrat kryesore të BNj. Punësimi i ri që nga niveli i specialistit të thjesht dhe deri tek drejtues të mesëm është funksion kyç për BNj. Kërkimi dhe seleksionimi me cilësi dhe përputhje maksimale ka vlerë të lartë për kompaninë. Natyrisht që rekrutimi është një fushë shumë komplekse, kërkon shumë intervista, referenca, vlerësime personaliteti dhe sjelljeje, vlerësime njohurish dhe logjike, deri tek përdorimi i rekrutuesve të jashtëm, apo aplikacioneve dixhitale testuese, por të gjitha këto aktivitete do të duhet të kryhen dhe koordinohen nga departamenti i BNj derisa të arrihet te kandidatët përfundimtarë për t’u punësuar. Punësimi i duhur vlerësohet sot si shkaktari kryesor i suksesit ose jo të kompanisë. Sot rekrutimi dhe i gjithë departamenti i BNj po bëhen edhe më inovatorë, duke punuar për emrin e mirë të punëdhënësit, e duke rritur reputacionin e tij në treg, në mënyrë që të tërheqin punonjësit e dëshiruar dhe të duhurit për ta.

Ndërkohë drejtuesi i burimeve njerëzore e ndihmon kompaninë jo vetëm që të plotësojë pozicionet vakante me kandidatë, por edhe të përcaktojë pozicione të reja, të rishikojë pozicione ekzistuese dhe ta bëjë strukturën më produktive.

2.Trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve.

Të trajnosh dhe zhvillosh punonjësit sot në Shqipëri nuk është më luks, por është domosdoshmëri. Ata që nuk e bëjnë, kanë filluar që të marrin “shuplakat” e para nga tregu dhe pak nga pak e gjejnë veten të mbushur me forcë pune të dobët për të prodhuar rezultate. Ne kemi raste çdo ditë, kur kompani të mëdha shpenzojnë shumë në marketim dhe promocion produkti, por të gjitha këto shpenzime bëhen zero sapo klienti prek njësinë. Aty ai përballet me një punonjës të patrajnuar dhe me minimumin e dëshirës dhe të njohurive. E gjithë përpjekja dhe kostot janë të përqendruara te një njeri, që ose di ta bëjë punën mirë, ose nuk di dhe besoj se e merrni me mend vetë kur dikush nuk di dhe nuk do se si mund të ecë puna. BNj nuk trajnojnë vetë të gjithë forcën e punës (natyrisht ka edhe trajnues të brendshëm, që ndihmojnë punonjësit e rinj kur i bashkohen kompanisë, por më pas preferohen trajnues profesionist), por ata krijojnë rrugën dhe mënyrat sesi një punonjës do të marrë të gjithë mendësinë dhe njohuritë që i duhen për të bërë punën si duhet. Gjatë kësaj rruge, BNj identifikojnë talentet, por edhe punonjësit e mesëm dhe ata mediokër, e kështu ndihmojnë menaxhimin në vendimet për ecuri në karrierë.

Ky funksion trajton edhe marrëdhënien me punonjësin, e cila është një degëzim i BNj që ka të bëjë me forcimin e marrëdhënies kompani-punonjës përmes matjes së kënaqësisë në punë, angazhimit të punonjësve dhe zgjidhjes së konfliktit në vendin e punës. Në kompani të mëdha në botë, ky funksion është një sektor apo punonjës i dedikuar për marrëdhënien me punonjësit.

3.Paga dhe përfitimet.

BNj trajtojnë edhe funksionin e pagave dhe përfitimeve. Ato përcaktojnë strukturën, rregullat dhe mënyrën sesi vendosen pagat dhe përfitimet. Sa duhet të jetë paga për një pozicion të caktuar? Çfarë duhet të ofrojë kompania që të jetë tërheqëse në tregun e punës?

Si rriten pagat dhe përfitimet nga viti në vit? Cilat përfitime janë më tërheqëse për punonjësit? Si duhet të matet performanca e punës së punonjësve, etj.?

4. Administrimi

Në fakt në shumicën e kompanive vendase, me BNj, nënkuptohet vetëm administrimi i BNj. Administrimi fillon që me dokumentet që nevojiten për nënshkrimin e kontratës së punës, firmosja, regjistrimi ose çregjistrimi në sistem, orët e punës, llogaritja e pagave, etj. Natyrisht që të gjitha sa më lart duhen dhe janë të domosdoshme, por ato nuk e bëjnë kompaninë më konkurruese në treg dhe as me rezultate më të larta. Këto janë veprime administrative, që shumë shpesh transferohen tek kompani që i kryejnë ato. Që në 2009 në EPPC Albania & Kosovo jemi specializuar në këto procese administrimi dhe i administrojmë ato për mbi 25 kompani të mëdha dhe të mesme, duke ndihmuar që klientët tanë të fokusohen në aktivitete më me vlerë për biznesin e tyre sesa administrimi i kontratave të punës dhe llogaritja e pagave. Gjithsesi administrimi i BNj është një funksion që duhet kryer patjetër, me kujdes dhe me rregull, sepse janë shërbime që punonjësi pret që t’i marrë saktë dhe në kohë.

5.Zbatimi i kodit të punës.

Ky është aspekt ligjor dhe shumë i rëndësishëm që mbulohet nga BNj. Mospajtueshmëria me kodin e punës mund të rezultojë në ankesa në vendin e punës, praktika të padrejta të punësimit, kushte të pasigurta në punë dhe pakënaqësi të përgjithshme për kushtet e punës që mund të ndikojnë në produktivitetin dhe në fund të fundit, në përfitueshmërinë e përgjithshme të kompanisë. Janë detyrë e BNj që të trajtojnë me kujdes të vecantë rregullat e sigurisë në punë, respektimin e çdo trajnimi për sigurinë dhe pajtueshmërinë e këtyre rregullave me kodin e punës dhe më gjerë.

Stafi i BNj duhet të njohë mirë kodin e punës, të drejtat dhe detyrimet e punonjësit, rregullat për fillimin dhe përfundimin e marrëdhënieve të punës, etj. Njohja dhe zbatimi i ligjit të punës është domosdoshmëri dhe pajtueshmëria me të është detyrim ligjor. Në kompani të vogla dhe të mesme kjo detyrë bashkohet me administrimin e lartpërmendur ose ndiqet nga drejtuesi i burimeve njerëzore. Madje kjo është arsyeja pse shpeshherë preferohej dhe vazhdon të preferohet që drejtuesit apo punonjesit e burimeve njerezore të jenë persona me arsim juridik. Këta të fundit absolutisht që janë shumë të përshtatshëm për këto detyra, por duhet të përqendrohen edhe tek detyrat e tjera të përmendura më lart.

6.Komunikimi i BNj.

Mendoj që njoftimet që vijnë nga BNj janë ndër më të lexuarat dhe më me interes në të gjitha kompanitë. Për këtë arsye komunikimi i brendshëm i BNj mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në pritjet dhe qëllimet që kanë punonjësit ndaj kompanisë.

BNj mund të njoftojnë për ngjarje të ndryshme, mundësi punësimi, lajme dhe informacione të dobishme që ndihmojnë punonjësit të pranojnë dhe të kuptojnë se për çfarë ka nevojë kompania nga forca e saj e punës. Gjithashtu BNj, duke qenë se takojnë punonjës të ndryshëm çdo ditë, ata bien në kontakt me shumë thashetheme, gjysmë të vërteta, etj, dhe adresimi i tyre në mënyrën e duhur ndihmon menaxhimin që t'i përgjigjet koncepteve të gabuara në mënyrën e duhur, me transparencë dhe vërtetësi.

Mendoj që sot në Shqipëri dhe Kosovë departmenti i burimeve njerëzore luan një rol thelbësor në ecurinë e çdo kompanie të sukseshme dhe ky rol sa vjen e forcohet.

Faleminderit që më lexoni.

Komentet tuaja mbi temën janë të mirëpritura.

Job Opportunities

POSITIONS

Play
Slider
 ERICKSON COACHING , partner EPPC

ERICKSON COACHING

EPPC is the official partner of Erickson Coaching International in Albania.

Read More

Gi Group,  EPPC Partner ekskluziv i GiGroup në Shqipëri dhe Kosovë

GI GROUP

EPPC is the official and exclusive partner of Gi Group for Albania and Kosovo

Read More

FnxS , EPPC është partner zyrtar i vlerësimeve psikometrike në platformën FinxS

FinxS

EPPC is the official and exclusive partner of FinxS Psychometric Assesments for Albania and Kosovo

Read More

Dusan Durkovic Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

“My first experience with local agencies was very frustrating, but everything changed when we s

Dusan Durkovic…

Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

Read more
Sendi Kastrati –Managing Director-Studio Moderna

Over the last three years EPPC was our training provider for our staff in fields like direct sa

Sendi Kastrati…

Managing Director-Studio Moderna

Read more
Ramadan Hashani – Head of HR- Banka Ekonomike

EPPC Albania & Kosovo has been contracted by Banka Ekonomike to provide training courses for th

Ramadan Hashani…

Head of HR- Banka Ekonomike

Read more
Akan Ajdini – CEO – IuteCredit

IuteCredit has been cooperating with EPPC for more than 3 years, by having it as the main partn

Akan Ajdini…

CEO – IuteCredit

Read more
Klodian Haxhiu – Managing Partner – Univers Promotions

EPPC Albania has always demonstrated professionalism in our cooperation (since 2013) both in th

Klodian Haxhiu…

Managing Partner – Univers Promotions

Read more
Edlira Muka – CEO – Balfin Group

BALFIN Group strongly believes in the cooperation and partnership with third parties as a way to

Edlira Muka…

CEO – Balfin Group

Read more
Dusan Durkovic Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

Since 2012, we have developed a great partnership with EPPC, establishing together dedicated tr

Alexandros Kosenas…

Chief Executive Officer at Neptun Albania

Read more
EPPC Albania,EPPC Kosove, Harta EPPC