Destinacioni Pune 1 Maj 2019

Jeni duke kërkuar punë? Dëshironi të ndryshoni punë? Dëshironi të zhvilloni një bisedë me rekrutuesit tanë për mundësi më të mira në karrierën tuaj?

EPPC Albania, organizon për të dytin vit rradhazi Destinacionin Punë, këtë vit edhe me më shumë mundësi punësimi për punëkërkuesit. Ditën e Mërkurë, më 1 Maj, mund të paraqiteni në çdo moment nga ora 10:00 – 17:00 për të mësuar më shumë rreth mundësive të punësimit në Shqipëri dhe për të biseduar me ekspertë të punësimit rreth karrierës suaj.

EPPC në bashkëpunim me disa nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg ofron një numër të konsiderueshëm vendesh të lira të disponueshme në një sërë sektorësh duke përfshirë shitjen, marketingun, shërbimin e klientit, financën, bankën, inxhinierinë, designin, punë që kërkojnë arsim profesional, etj. Rekrutuesit e EPPC do të jenë të pranishëm përgjatë gjithë ditës për të diskutuar për këto vende vakante dhe për punësimin.

Ftojmë të gjithë ata që po kërkojnë të ndryshojnë punë, që po kërkojnë mundësi më të mira zhvillimi në karrierën e tyre, që kanë përfunduar apo janë duke studiuar arsim profesional të paraqiten me një CV për të biseduar me rekrutuesit tanë, për të parë mundësitë e reja që janë në vendin tonë. Këtë vit mundësitë e punësimit për ata që kanë kryer arsimin profesional, do të jenë më të shumta.

Merrni një CV dhe eja na takoni pranë ArTurbina në datën 1 Maj, ora 10:00 – 17:00. 

Për më shumë detaje rreth aktivitetit, telefononi në +355 4 2465558 ose kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

 

Mundësi Punësimi

  •  Përfaqësues Shitje (B2B, Ekzekutive, Në Dyqan
  • Supervizor Retail
  • Shërbim Klienti
  • Specialist Marketing, Dixhital Marketing
  • Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin - Bankë
  • Menaxher i Marrëdhënieve me Klientin
  • Arkëtar
  • Debt Collector
  • Ekonomist, Kontabël i lartë
  • Operator Shërbim Klienti Inbound, Outbound
  • Operator Regjie (Call Center)
  • Dizenjues Grafik
  • Specialist Promocioni
  • Contact Center Specialist
  • Specialist Help Desk
  • Fixed Broadband Specialist
  • IPTV Specialist
  • Rekrutues
  • Specialist Burimesh Njerëzore
  • Trajnues
  • Inxhiner Civil
  • Specialist i Sigurisë në Punë
  • IT, Programues
  • Drejtues në Funksione të ndryshme
  • Recepsionist/e
  • Asistent Administrativ/e
  • Specialist / Operator Stampimi dhe Makinerie të printimit dixhital
  • Punonjes/e për suport në repart prodhimi
  • Saldator
  • Montues
  • Elektricist
  • Bojaxhi
  • Magazinier
  • Punonjës Suport për ngarkim shkarkim
  • Hidraulik
  • Shofer