Erald Web

Nga Erald Pashaj, EPPC Albania & Kosovo.

Mos u joshni nga çmimi, por blini atë që ju duhet!

Ne kemi një aftësi të veçantë për blerjen e produkteve që nuk na duhen, por i blejmë vetëm e vetëm sepse janë lirë. Blejmë rroba se janë lirë, blejmë shtëpi se është lirë, blejmë fruta-perime në rrugë se janë lirë, blejmë mobilje se janë lirë ..... lirë, lirë, lirë .... por asnjëherë mirë dhe diçka që na duhet vërtet. Kush nuk ka mundësi ekonomike, mund t’i shpenzojë në mënyrë më të zgjuar ato pak para, p.sh. mund të blejë më pak, por diçka që i duhet; një palë pantallona të lira, por të reja, një bluzë 500 Lekë, por në dyqan, një kile perime të freskëta dhe jo 3 kile kalbësira vetëm se janë lirë. Nuk duhet blerë çdo lloj gjëje e papërshtatshme që dikush e shet lirë.

Lexoje të plotë...

Sezoni pushimeve erdhi sërish.  Ai momenti kur ju dërgoni një email duke shpresuar për të kryer diçka dhe ting – ai kthehet sërish te ju me një përgjigje automatike  “out-of-office”. Për shumë njerëz të vendosin emailin “out-of-office”  është  si pengesa e fundit para se të nisin pushimet. Por për disa është një kthyer ne një mënyrë për të treguar sensin e tyre të humorit.

out of office image 2

Lexoje të plotë...

Ndikon vërtet muzika në produktivitetin tonë?

Sic pritet, për dy komponent kaq kompleks si muzika dhe produktiviteti - lidhja mes tyre nuk është aspak e thjeshtë.

Një studim nga neuropsikolog të Mindlab International sugjeron se rryma të ndryshme muzikore përshtaten më mirë me detyra të ndryshme

90% e punonjësve performojnë më mirë kur punojnë teksa degjojnë muzikë.

Lexoje të plotë...

Nga Erald Pashaj

Në punën e përditshme hyjmë në diskutime në lidhje me punonjësit, sa të angazhuar janë përkundrejt kompanisë dhe punës. Punëdhënësit dhe drejtuesit shpeshherë fajësojnë punonjësit se nuk e duan punën. Sipas tyre zgjidhja është t’u thonë punonjësve: - Ta doni punën, se po nuk e deshët do largoheni nga puna. Pra një formë frikësimi për të ruajtur vreshtin që sipas tyre funksionon. Në fakt sipas meje nuk funksionon aspak dhe nuk jep asnjë rezultat. Përkundrazi, prodhon shtirje, fshehje dhe punë sipërfaqësore duke zhvilluar sindromën e të justifikuarit kur diçka nuk shkon mirë dhe fajësimin e palëve të tjera. Shkaktarët e këtij prodhimi skarco janë drejtuesit.

Lexoje të plotë...

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact