Si të menaxhojmë ankthin e krijuar gjatë pandemisë Coronavirus

7 Këshilla për të menaxhuar ankthin e krijuar gjatë pandemisë Coronavirus

Pandemia e koronavirusit po ndikon rrënjësisht në jetën tonë të përditshme. Menaxhimi i ankthit është thelbësor në marrjen e vendimeve më të mira të mundshme për ju dhe familjen tuaj. 7 këshilla të vlefshme se si mund ta mbajmë ankthin nën kontroll gjatë kësaj periudhe:

  1. Limitoni kohën që shpenzoni ne rrjete sociale

Sa më shumë kohë të shpenzoni në rrjete sociale aq më i lartë do të jetë niveli i ankthit Studimet tregojnë se ndjekja e lajmeve shkakton rritje të ankthit. Vendosni kur do të ndiqni lajmet e fundit - mbase në mëngjes dhe përsëri në mbrëmje. Pjesën tjetër të ditës rezistojini nxitjes për të lexuar artikuj dhe për të parë lajme gjatë gjithë kohës.

  1. Zgjidhni mirë burimin e lajmeve që ndiqni

Studimet tregojnë se burimi mediatik që ndiqni ndikon në mirëqenien tuaj. Ndiqni media që raportojnë për veprime konkrete dhe të shëndetshme që mund të ndërmerrni - në vend që të ndiqni ato që raportojnë vetëm lajme negative. Kjo mund të ju ndihmojë të ndiheni më mirë, dhe mund t'ju motivojë të ndërmerrni më shumë veprime pozitive.

  1. Emërto emocionet e tua

Emërtimi i emocioneve redukton shumë intensitetin e tyre.

Merr një minutë kohë dhe vështro se si po ndihesh. Je në ankth? I frustruar? I trishtuar? Konfuz? I mbingarkuar?

Cfarëdo emocioni qoftë ështe OK.

  1. Balanco emocionet me logjik

Në këtë kohë është normale të përjetosh ndjenja intensive, por është e rëndësishme që  emocionet të balancohen me logjikë. Shikoni faktet. Dhe kur filloni të mendoni se botës po i vjen fundi apo se nuk mund ta kapërceni këtë, kujtojini vetes që pandemitë mbarojnë, ekonomitë rimëkëmben dhe njerëzit mbijetojnë.

  1. Ruaj raportet sociale

Biseda me njerëzit e tjerë për atë që po kaloni mund të zvogëlojë ankthin tuaj. Vetëm sigurohuni që po flisni për strategji që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe të mos bëni parashikime katastrofike që nxisin ankthin tuaj.

  1. Fokusohu në aspektet mbi të cilat ke kontroll

Sa më shumë të përqendroheni te aspektet që nuk mund t'i kontrolloni - aq më shumë ankth do të ndjeni. Ndaj  përqendrohuni tek aspektet që mund t’i kontrolloni, si hapat që mund të ndërmerrni për të mbajtur veten të sigurt, si do ta shpenzoni kohën tuaj dhe si do t’i menaxhoni paratë tuaja. Sensi i kontrollit mbi diçka mund t'ju ndihmojë të ndiheni më i qetë.

  1. Flisni mbi ankthin që po ndjeni

Terapia narrative është një formë e zakonshme e trajtimit që është një mënyrë e thjeshtë por efektive për tu qetësuar shpejtë.

Perceptimi i ankthit si forcë e jashtme mund t'ju ndihmojë të gjeni mënyra për ta luftuar atë. Ju mund të vendosni se mund të luftoni më mirë ankthin me gjumë dhe ushtrime. Madje mund ta ktheni atë në një lojë ku praktikoni strategji të ndryshme për të mësuar se çfarë ju ndihmon të luftoni më mirë ankthin.

 

Burimi: Business Insider
Pershtatur ne shqip nga EPPC

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact