FB Si te punojme nga shtepia

Këshillat e mëposhtme do t'ju vlejnë të qëndroni produktiv dhe të ruani një balancë të shëndetshme mes punës dhe jetës suaj.

Parapërgatitja: (Një fazë shumë e rëndësishme për të përgatitur mëndjen)

  • Ruani rutinën tuaj të mëngjesit. Përgatisni një filxhan kafe, konsumoni një vakt të shëndetshëm dhe krijoni hapsirën tuaj të punës brenda në shtëpi. Mund të jetë një dhomë, apo një kënd pune ku ju të përqëndroheni në detyrat tuaja.

Fillimi i punës:

  1. Filloni duke ju përgjigjur e-maileve nga dita e mëparshme.
  2. Rishiko planin e punës nga një ditë përpara dhe cakto prioritetet.
  3. Cakto me kolegët oraret e telefonatave të gjata, mbi 5 min. (Nëse ke telefonata të shkurtra 2-3 min, beji në çdo kohë).
  4. Vendosi objektiva vetes se cfarë do të përfundosh sot.
  5. Qepju punes për të realizuar objektvat.
  6. Dërgo një raport informues tek eprori apo kolegë të interesuar.

Mbyllja e punës:

  1. Në fund të ditës për një përmbledhje se çfarë realizove.
  2. Bëj një plan pune për nesër, një plan të thjeshtë pa përcaktuar ende prioritetet.
  3. Bëj një telefonatë/email me eprorin dhe diskuto planin tënd. Bini dakord për planin në parim.

Kujdes!:

  • Bëj pushime të shkurtra 10 min çdo 2 orë.
  • Mos puno në një ambient të zhurmshëm ku janë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
  • Mos bëj edhe punë të punës edhe të shtëpisë edhe detyrat e fëmijëve në të njëjtën kohë sepse nuk do të jesh produktiv në asnjërën.
  • Cakto një kohë për çdo gjë.
  • Mos e vono të ngrënin drekë sepse je në shtepi. Zbato të njëjtin orar sikur je në punë.
  • Mos ndërhy në çdo vogëlsirë në shtëpi, thjesht lëre të kalojë.
  • Lexo materiale të ndryshme të punës ose për punë, sepse dhe të lexosh është punë, madje punë shumë e vlefshme.
  • Nëse nuk bëhen sa më lartë atëherë është thjesht qëndrim në shtëpi e jo punë nga shtëpia.

Ji optimist se çdo punë që po bën sot, do të të ndihmojë nesër për të qenë më produktiv.  

Ekipi EPPC

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact