Problemet më të mëdha shkaktohen nga punonjësit që duket se kanë një performancë korrekte në punë, por ndërkohë, shkatërrojnë ngadalë performancën, qëndrimin dhe moralin e punonjësve të tjerë – dhe bashkë me to, biznesin tuaj. Më poshtë janë 8 shenja jo shumë të dukshme që tregon se dicka nuk shkon me punonjësit tuaj. 

 1.Ata vdesin për thashetheme.

Punonjësit që humbasin kohë me thashetheme, jo vetëm që shpenzojnë kohë të vyer që mund të kishte shërbyer për biseda produktive pune, por ndikojnë që njerëzit e tjerë të humbasin disi respektin për kolegët e tyre - dhe çdo gjë që ulë  dinjitetin apo respektin e çdo punonjësi nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë.

2. Ata mezi presin të mbajnë ‘mbledhjen pas mbledhjes’

Ju keni një mbledhje në punë. Diskutohen çështje pune. Merren vendime. Më pas dikush çohet dhe mban "mbledhjen pas mbledhjes". Të presësh deri pas një takimi për të thënë "Unë nuk do ta mbështes këtë" është si të thuash "Unë do të bie dakord me gjithçka, por kjo nuk do të thotë që do ta bëj me të vërtetë atë.’’

3. Ata thonë: "Kjo nuk është puna ime".

Çdo detyrë që i kërkohet një punonjësi të bëjë - për sa kohë që nuk është joetike, imorale apo e paligjshme - është një detyrë që punonjësi duhet të jetë i gatshëm ta bëjë, edhe nëse është "poshtë" pozicionit tij aktual.

4. Ata mendojnë dhe sillen sikur nuk i takon të punojnë.

Matja e vetme e vërtetë për vlerën e çdo punonjësi është kontributi i prekshëm që ai bën në baza ditore. Të thuash "Kam paguar detyrimet e mia" është si të thuash "Unë nuk kam më nevojë të punoj aq shumë".

5. Ata besojnë se mjafton të kenë përvojën e punës.

Përvoja është padyshim e rëndësishme, por përvoja që nuk përkthehet në aftësi, performancë dhe arritje më të larta është e pavlerë. Përvoja nuk duhet të fitojë kurrë një argument. Njohuritë, logjika dhe gjykimi duhet të fitojnë gjithnjë.

6. Ata përdorin presionin për të stepur të tjerët.

Ti thuash dikujt "Ju jeni duke punuar shumë" është si të thuash "Askush nuk duhet të punojë shumë, sepse unë nuk dua të punoj shumë". Kur bëhet fjalë për krahasime, një punonjës i shkëlqyer nuk e krahason veten me të tjerët - ai e krahason veten vetëm me veten e tij.

7. Mezi presin të marrin meritat ...

Asgjë e rëndësishme nuk arrihet vetëm, edhe pse disa njerëz duan ta besojnë këtë. Një punonjës i mirë ekipi e ndan lavdinë. Të thuash "Unë bëra gjithë punën" ose "Ishte e gjitha ideja ime" është si të thuash "Bota rrotullohet rreth meje, dhe unë kam nevojë që të gjithë ta dinë këtë".

8. Janë të parët për të kaluar fajin tek tjetri.

Ndonjëherë, pavarësisht se cili është problemi dhe pavarësisht se kush është vërtetë në faj, disa njerëz vendosin të marrin përsipër fajin. Ata pranojnë me vullnet të lirë kritikat dhe qortimet, sepse e dinë që mund ti përballojnë ato (ata gjithashtu e dinë se ndoshta personi që është vërtetë në faj, nuk mund ti bëjë ballë).

Në kompanitë më të mira, të gjithë janë së bashku. Kushdo që nuk është, duhet të largohet.

Burimi: Jeff Heiden Blog / inc.com 

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact