Duhet pranuar që puna mund të bëhet stresuese dhe presioni të jetë i lartë. Pas një takimi tejet frustrues, ju shpërtheni përpara kolegut dhe humbni kontrollin.

Ju mund të keni dëshirë ta lini pas krahëve incidentin, duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Por të tjerët me siguri nuk do ta harrojnë aq shpejt ngjarjen. Për tu rikuperuar nga sjellja juaj, do të duhet ta qasni situatën me përulje dhe synime të qarta.

Jini të sinqertë me veten tuaj. Nëse humbja e toruas tuaj është me të vërtetë jashtë karakterit tuaj, kolegët me siguri do ta shohin atë si një shpërthim të momentit shkatuar nga faktorët e situatës dhe një ndjesë e sinqertë do të mjaftojë. Sidoqoftë, nëse është diçka që ju ndodh vazhdimisht, ju keni një rrugë të gjatë përpara, në mënyrë që të rikuperoni reputacionin tuaj përpara kolegëve.

Kërkoni falje. Idealisht, ju duhet të kërkoni falje sa më shpejt të jetë e mundur pas incidentit. Komponenti më kritik i një kërkese për falje ndaj reagimit tuaj është të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Prandaj, kur kërkoni falje për shpërthimin tuaj, pranoni atë që keni bërë dhe tregohuni i sinqertë duke pranuar se sjellja juaj ishte e gabuar.

Kuptoni se çfarë e shkaktoi shpërthimin tuaj. Për të ulur mundësinë e humbjes së kontrollit në të ardhmen, ju duhet të identifikoni faktorët që kontribuan në të. Pasi të përcaktoni shkakun, do të vendosni veten tuaj në një pozitë nga ku mund ta adresoni atë, në mënyrë që të mund të reagoni në një mënyrë më konstruktive në të ardhmen.

Përqendrohuni tek marrëdhëniet. Kur keni krijuar marrëdhënie të forta me kolegët, ka më shumë gjasa që ata të falin gabimin tuaj. Kolegët janë shumë më të gatshëm për të falur shpërthimin nga një koleg me të cilin ata kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore, në krahasim me dikë që nuk ka marrë mundimin të krijojë një marrëdhënie me ta. Pasi të keni humbur toruan, objektivi juaj duhet të jetë që të ndryshoni perceptimin e të tjerëve për ju, në mënyrë që reputacioni që po përpiqeni të arrini, të jetë një pasqyrim i asaj që vërtet jeni.

Kini durim. Ndonëse, ju e keni harruar lehtë incidentit që keni shkaktuar, të tjerët mund të mos e kenë harruar atë. Prandaj, edhe nëse keni qenë në sjelljen tuaj më të mirë për javë me rradhë, kuptoni se mund të duhet më shumë kohë që të tjerët të besojnë se ndryshimet që po shfaqni janë reale. Bëni durim.

 

Burimi: Patricia Thompson – Harvard Business Review

 

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact